Blog

600,000 vetë kërkojnë rikthimin e Uber në Londër përmes Change.Org

Sep 24 2017
0 Shpërndarje
Në një fushatë në change.org plot 600,000 persona kanë nënshkruar peticionin Save Your Uber. 600,000 vetë kërkojnë rikthimin e Uber në Londër përmes Change.Org

Më shumë se 600,000 njerëz kanë nënshkruar një peticion i cili kërkon nga autoritetet Londineze të Transportit të kthejnë pas vendimit për të hequr licencën e Uber.

Ekzekutivi i Uber tha se ky vendim mund të shtyjë procesin e implementimit të makinave elektrike. Plot 20,000 shofër të Uber kanë dërguar e-mail-e tek Krye bashkiaku i Londrës Sadiq Khan i cili mbrojti vendimin e autoriteteve ditën e Shtune.

“Si krye bashkiaku i Londrës unë mirëpres kompani të reja inovative të cilat ndihmojnë londinezët me një shërbim më të lirë dhe më të mirë, por të ofrosh një shërbim inovativ nuk është justifikim për të shkelur rregullat,” tha Khan.

Partia Laburiste ka mirëpritur vendimin ndërsa Konservatorët e kanë quajtur të gabuar. Megjithatë dy ditët e fundit ka pasur një zhgënjim në rritje nga mijëra Britanikë që përdornin shërbimin e kompanisë.

Në një fushatë në change.org plot 600,000 persona kanë nënshkruar peticionin Save Your Uber.

Një prej arsyeve që autoritetet hoqën licencën e Uber ishte siguria. Khan kishte thënë se shoferët dhe konsumatorët e zemëruar me ne duhet ti drejtohen Uber për të gjetur një zgjidhje.

Ekzekutivi i ri i kompanisë, Dara Khosrowshahi, në një e-mail dërguar stafit të tij shkruante se vendimi i autoriteteve Britanike mund të ketë një impakt tejet negativ për 40,000 shoferët e Uber në Londër dhe 3.5 milion konsumatorëve. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>