Ja se si

61 gjuhët e Twitter-it: Ja se si renditen për nga popullariteti

Dec 13 2013
0 Shpërndarje
61 gjuhët e Twitter-it: Ja se si renditen për nga popullariteti

114986199-786x305Teksa Twitter përpiqet që të shndërrohet gjithmonë e më shumë në një qendër globale të informacionit, nuk është e papritur që shërbimi të suportojë një sërë gjuhësh.

Një kërkim nga firma Semiocast, e cila merret me kërkimet në mediat sociale, ka analizuar gjuhët e suportuara në Twitter dhe se si renditen ato bazuar në popullaritetin. Rezultatet janë derivuar nga cicërimat e ndryshme që janë postuar në gjithë botën.

graphiti_2x860-730x894Anglishtja është gjuha e parë në renditje, ndërsa në Top 5 bëjnë pjesë sipas radhës: japonishtja, spanjishtja, malajzishtja dhe portugalishtja. Bazuar në kërkimin e firmës, pjesa më e madhe e aktivitetit në Twitter vjen nga SHBA.

Në qershor 2013 u dërguan 3.7 miliardë cicërima nga SHBA, ndërsa në vend të dytë renditej Japonia me 1.8 miliardë.

Gjithsesi, nëse do të shihnim shifrat e përdoruesve aktivë në gjithë botën, duke marrë si kriter kohor tremujorët e vitit, në tremujorin e tretë të 2013-s, SHBA-ja kishte rreth 50 milionë llogari aktive krahasuar me 182 milionë të botës. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>