Analiza

7 arsye që duhet të mirren parasysh për Firefox 4

Feb 13 2011
0 Shpërndarje
7 arsye që duhet të mirren parasysh për Firefox 4

Le të shohim disa arsye që do të ishte e nevojshme t’i përfillni.

Shpejtësia

Përmirësimet e Firefox 4, në krahasim me shpejtësinë e Firefox 3, mund të vërehen lehtësisht. Mozilla ka ndërtuar një makineri për javascript që nga thelbi, duke dhënë përmirësime të dukshme, veçanërisht në faqet me scripte të forta si Gmail.

Jo vetëm koha e paraqitjes është përmirësuar, por shpejtësia ishte qëllimi kryesor i këtij versioni. Kartela juaj grafike 3D është gjithashtu e nevojshme që të ndihmojë në paraqitjen e uebfaqeve. Në një kompjuter të vjetër, ju mbase keni hequr dorë nga Firefox 3, për shkak të ngadalësisë – Chrome ishte rruga e vetme që të shpejtonte shfletimin. Përdorimi i versionit 4 mund të paraqes mjaft mirë përmirësimin e dukshëm të këtij shfletuesi, madje edhe në kompjuterët e vjetër.

Kush do të ishte e nevojshme që të përdorte Firefox 4? Përdoruesit e kompjuterëve të ngadalshëm, të cilët kanë hequr dorë nga Firefox, për shkak të ngadalësimeve.

Siguria

Firefox 4 organizon programet Javascript në ndarje, për të ofruar më shumë siguri. Kalimi nga Internet Explorer në ndonjë shfletues mund të bëhet për shkak të sigurisë personale, por Firefox 4 ka marrë një shkallë tjetër në këtë drejtim.

Pasi që Firefox është me burim të hapur, kodi është i gatshëm për vështrim nga çdokush. Për shkak të vrimave të sigurisë që hasen dhe përmirësohen në uebshfletues – por që kur Firefox është më i hapur, ai mund të cilësohet si më i veçantë se Internet Explorer ose Safari.

Kush do të ishte e nevojshme që, për shkak të sigurisë, të migronte në Firefox 4? Internet Explorer nuk mund të jetë i përshtatshëm për këtë gjë.

Teknologjia Cloud

Firefox 4 tani ndërlidhë sinkronizimin “cloud” për bookmarkë, fjalëkalime, parapëlqime, historinë dhe tabet. Nëse zgjedhni që të përdorni këtë funksion, ju mund të keni sinkronizimin e mësipërm në shfletuesit Firefox, në kompjuterë të ndryshëm – dhe kjo përfshin shfletuesin Firefox në Android iOS.

Një pjesë e cituar për sinkronizimin kloud është kërkimi i drejtimeve në desktopin tuaj, pastaj gjatë rrugës, ju mund të sillni versionin e shfletuesit për celularë me drejtimet që ju tashmë i keni hapur dhe sinkronizuar.

Kush do të dëshironte të migronte? Secili që shfleton uebin rregullisht në vendndodhje të ndryshme.

Mbështetja HTML5


Mund të keni parë disa gjëra të mahnitshme që mund të bëni me HTML5 dhe Firefox 4 mbështet këto gjëra, si shumë shfletues të tjerë të rinj. Një gjë që Firefox do ta bëjë dhe shfletuesit e tjerë s’munden (deri tani) është funksioni Indexed DB i cili është i lidhur me ngarkesën offline për të dhënat online.

Kush do të mund të migronte? Enzuziastët e uebit dhe dizajnerët.

Privatësia

Mundësia e shfletimi privat, e cila është një mostër për historinë, klikimet dhe të dhënat e tjera nuk ruhen; tani merr një vend më të mirë në ekosistemin e tabeve në Firefox. Skuadra e Firefox tashmë i ka vendosur detyrë vetes që të përmirësojë vrimat në privatësinë në CSS e cila mundëson që faqet e tjera të dijnë se çfarë keni vizituar më parë.

Kjo, me të gjitha shtesat për siguri dhe privatësi për Firefox, e bën atë njërin nga shfletuesit më të përshtatshëm për privatësi.

Kush mund të marrë parasysh këtë? Secili që brengoset për sigurinë në ueb.

Pamje të reja

Grupe të tabeve, një ndërfaqe e re për përdoruesit dhe disa përkrahje të tjera të vogla kanë rifreskuar ndërfaqen e shfletuesit Firefox. Firefox mbase mund të ketë hyrë në një kohë të re. Tani është minimalist, duke përdorur tërë hapësirën e sipërme të gatshme për të mundësuar që uebfaqet të marrin madhësinë maksimale  të ekranit.

Tabet munden që të vendosen në listën e tabeve të hapura, duke i kthyer ato në App Tabs.

Kush mund të marrë parasysh këtë? Ata të cilët janë të lodhur me uebshfletuesit e tyre të vjetër.

Shtesat

Firefox (dhe Mozilla para këtij shfletuesi) ka pasur shtesat më të mira, të gatshme për shumë gjëra. Firefox 4 nuk ka dallim dhe shumë shtesa të rëndësishme tashmë janë të përshtatshme me versionin 4. Llojllojshmëria e shtesave për Firefox u mundëson përdoruesve që të bëjnë gati çdo gjë me shfletues, nga shtimet e veçanta në siguri, në një përvojë të këndshme për fëmijët.

Who might want to upgrade? Anyone who loves to tweak their browser and really get the most out of it.

Kush do të dëshironte të kalonte në Firefox 4? Secli që dëshiron të shkulë shfletuesin dhe të marrë shumicën e tij.

Përfundim

Firefox 4 është një përparim mjaft i madh, në krahasim me versionet e vjetra. Ka ende shumë veçori më të vogla që gjithashtu janë në këtë në version dhe është i gatshëm për lëshim dhe është mjaft stabil. Nëse dëshironi që të kuptoni se kur do të dalë përfundimisht Firefox, shikoni Firefox 4 beta dhe hidhni një sy derisa të dalë lëshimi përfundimtar në fund të shkurtit 2011.

Cili është mendimi juaj për Firefox 4? Shkruani në komente./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>