Analiza

7 arsyet pse miqtë nuk ndjekin përmbajtjet tuaja të publikuara në Facebook

Feb 19 2015
0 Shpërndarje
7 arsyet pse miqtë nuk ndjekin përmbajtjet tuaja të publikuara në Facebook

facebook_not_like-100564142-primary.idgeNjë nga gjërat më të rëndësishme për median sociale ka të bëjë me faktin se mungojnë rregullat strikte. Sigurisht që kjo varet nga rrjeti social të cilin ju përdorni. Rrjeti më i madh social sot është Facebook me 1.39 miliard përdorues aktiv, shumica prej të cilëve e përdorin atë nga një smartfon apo tablet. Është e vështirë të thuhet me fjalë se sa i rëndësishëm është bërë Facebook-u sot në jetën e përditshme. Në ditët e sotme prindërit madje dhe gjyshërit tuaj kanë një llogari në Facebook. Por me një diversitet të tillë moshash dhe karakteresh është e vështirë të përdorësh Facebook-un. Edhe këtu ekzistojnë disa rregulla të pashkruara që ja vlen ti aplikoni, ja cilat janë ato:

1. Mos pëlqeni dhe shpërndani çdo gjë që ju shfaqet para. Nëse ju jeni duke e përdorur Facebook si një mënyrë për të ruajtur gjithë fotot tuaja me siguri që ju po e tejkaloni masën e shpërndarjes së fotove. Duhet të kuptoni që jo gjithcka duhet të publikohet në Facebook. Mundohuni të jeni më tepër misterioz dhe përpara se të publikoni dicka, rikonsideroni nëse vërtet ja vlen. Pra duhet të jeni selektivë dhe jo të shfaqni çdo pjesë të jetës suaj në Facebook.
2. Mos etikoni dhe ngacmoni pa fund. 9 nga 10 herë, miqtë tuaj nuk do të donin të etiketoheshin në fotot që ju postoni në Facebook, sidomos nëqoftëse këto imazhe janë të papëlqyeshme. Mendoni sikur të ishit në vendin e shokut, foton e të cilit do të postoni dhe pastaj vendosni nëse duhet ta postoni apo jo, pa e bërë atë të ndihet keq. Në fakt etiketimi aplikohet kur postoni një foto ku keni dalë me mikun tuaj apo kur mendoni se po postoni dicka që ai me patjetër duhet ta shohë. Duke bërë këtë gjë realisht ju krijoni një lidhje midis profilit të atij që etiketoni dhe përmbajtjes tuaj. Ndërsa përsa i përket ngacmimit, për shumë veta ky opsion është akoma i paqartë. Fundja për çfarë nevojitet ai?! Shpeshherë një ngacmim cilësohet si një veprim i paedukatë ndaj bëni mirë ti kurseni ato.
3. Reduktoni ftesat. Për shumicën e përdoruesve të Facebook kjo është diçka tepër bezdisëse. Ftesat janë tepër jopersonale dhe në shumicën e rasteve refuzohen. Nëqoftëse jeni duke organizuar një festë, më mirë dërgojini mikut tuaj një mesazh privat ose një email të shpejtë, kështu do të jeni duke fituar më shumë angazhim. Përdoruesit e Facebook janë më tepër të prirur ndaj pëlqimit të faqeve që kanë të bëjnë me organizata jo fitimprurëse apo biznese të veçantë. Përdoruesi di vet çfarë zgjedh ndaj ju nuk duhet ti impononi atij të pëlqejë faqen tuaj.
4. Pritshmëritë tuaj nga Facebook duhet të jenë realistike. Shume prej nesh e marrin Facebook shumë seriozisht, kjo për vet faktin se rrjeti social ka një mënyrë për të na bërë të ndihemi të rëndësishëm. Nuk ka asgjë të gabuar në këtë derisa ju mërziteni kur diçka që keni postuar nuk ka arritur numrin e pëlqimeve apo komenteve që kishit pritur. Kujdesuni që pritshmëritë tuaj mos ti kalojnë kufijtë. Facebook nuk është vendi i duhur për të gjetur ngrohtësi e dashuri.
5. Minimizoni bisedat në grup. Grupet e Facebook mund të jenë argëtues dhe produktiv, gjithsesi miqtë tuaj nuk duan të njoftohen çdo herë që njëri nga 85 anëtarët e grupit poston një njoftim. Për vet faktin se ata mund të njohin vetëm 5 veta të këtij grupi. Mos miksoni familjarët tuaj me miqtë apo kolegët. Të flasësh me të panjohur nuk është diçka pozitive.
6. Shmangni diskutimet në Facebook. Të bësh debat për politikë në Facebook është disi e dalë jashtë mode. Bëhuni një qytetar i mirë i Facebook dhe shmangni postimin e opinioneve tuaj në të. Nuk është diçka e këndshme për syrin e shikuesit.
7. Mos jini një @##*!~. Ky është rregulli më i rëndësishëm për një rrjet social. Nuk keni pse i bëni keq miqve tuaj në Facebook me anë të postimeve tuaja. Ofendimet s’kanë pse të jenë pjesë e Facebook. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>