Analiza

7 lloje të kërkimit që mbase nuk i keni ditur

May 31 2011
0 Shpërndarje
7 lloje të kërkimit që mbase nuk i keni ditur

1. Google: Përdorni AROUND(n) për kërkim të përafërt

Ka mundësi që ju kurrë të mos e keni përdorur kërkimin me përafrim. Duke e përdorur këtë operator AROUND(n), ju mund të tregoni hapësirën në mes dy fjalëve të kërkimit. Për shembull, kërkimi për Teknologjia around (2) shqip do t’i paraqes ato uebfaqe që përmbajnë këto dy fjalë në hapësirën prej dy fjalëve.

2. Gmail: Kërkoni porositë e etiketuara

Starring emails është një mundësi mjaft e mirë në Gmail dhe ju ndoshta keni lëshuar shtojcën Superstars labs. Kjo veçori ju ofron yje shtesë që t’i dalloni porositë në bazë të rëndësisë.

Atë se çfarë nuk e dinë shumë njerëz është se ju mund të kërkoni dhe të gjeni porosi që kanë qenë të etiketuara me yll të veçantë. Për shembull, has:blue-info do t’i paraqet rezultatet e porosive që janë të etiketuara me një yll të kaltër.

Këtu janë disa operatorë të tjerë që ua mundësojnë kërkimin sa më të saktë në Gmail:

has:yellow-star (or l:^ss_sy)
has:blue-star (or l:^ss_sb)
has:red-star (or l:^ss_sr)
has:orange-star (or l:^ss_so)
has:green-star (or l:^ss_sg)
has:purple-star (or l:^ss_sp)
has:red-bang (or l:^ss_cr)
has:yellow-bang (or l:^ss_cy)
has:blue-info (or l:^ss_cb)
has:orange-guillemet (or l:^ss_co)
has:green-check (or l:^ss_cg)
has:purple-question (or l:^ss_cp)

3. Gmail: Shtoni kërkimin e çastit me CloudMagic

 Kërkimi në Gmail ka vend për shpresa. Shtojca për Firefox dhe Chrome – CloudMagic – shton një shirit për kërkim të çastit në Gmail.

 4. Bing: Kërkoni një sfond të ri në sekonda

 Google ua mundëson përdorimin e operatorit për madhësi të fotografisë për të përcaktuar një madhësi për rezultatet e kërkimit të fotografive. Ju mund ta keni përdorur këtë veçori për të kërkuar për sfonde që kënaqin përmasat e ekranit tuaj. Për shembull, kërkimi për [nature imagesiye: 1366×768] do t’i kthejë fotografitë në këto përmasa.

 5. Evernote: Kërkoni shënime të bazuara në burimin nga vijnë

 Nëse i parapëlqeni shënimet, mundësitë për t’i përdorur këto në mënyrë sa më të kënaqshme janë të mëdha. Çka nëse do të dëshironit që të merrni shënime nga një burim i caktuar? Kjo është e lehtë, falë operatorit të brendshëm të burimit.

 Për shembull, source:mobile:* i lidh shënimet që janë krijuar në ndonjë program të ndonjë celulari dhe source:ms.app.* lidh shënimet që kishin kaluar në Evernote nga një aplikacion i Microsoft si Word, Excel, etj. Shikoni parametra të tjerë për kërkim të shënimeve.

 6. Trunk.ly: Kërkoni lidhjet që i shkëmbeni përgjatë tërë rrjeteve shoqërorë

A shkëmbeni shumë lidhje në Twitter dhe Facebook? A e shihni si të vështirë kërkimin e tyre pas një kohe? Trunk.ly mund të ndihmojë në gjetjen e shpejtë të tyre.

Shkoni në www.trunk.ly dhe lidhni llogaritë tuaja në Facebook dhe Twitter. Aplikacioni pastaj do të ruajë lidhjet që ju i keni shkëmbyer dhe i bën ata të kërkueshëm. Ekziston mbështetja përveç për Facebook dhe Twitter, edhe për Delicious, Instapaper, RSS feeds dhe Pinboard. Nëse e doni median shoqërore, ju me siguri që do të keni nevojë për një llogari në Trunk.ly/

There’s support for Delicious, Instapaper, RSS feeds, Pinboard besides just Twitter and Facebook. If you’re a social media junkie, you definitely need to have a Trunk.ly account.

7.  Windows: Përjashtoni skedarët dhe kërkoni vetëm për emrat e follderëve

Tipari i nënkuptuar në Windows është mjaft i mirë gjatë gjetjes për skedarët përgjatë disqevc tuaj. Ju mund të bëni kërkime të shpeshta të kësaj natyre, nëse harroni se ku i keni ruajtur skedarët tuaj. Çka nëse dëshironi të kërkoni vetëm për emrat e follderëve?

Kjo gjë është mjaft e lehtë. Herën tjetër kur kërkoni mp4 kind:folder, Windows do të paraqes vetëm ata follderë që kanë mp4 në emrat e tyre. Skedarët nuk do të paraqiten në rezultatet e kërkimit, edhe nëse përmbajnë fjalën mp4./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>