Lajmet

7 mënyra si mund ta bëni më të sigurt Internet Explorer

Jun 6 2013
0 Shpërndarje
7 mënyra si mund ta bëni më të sigurt Internet Explorer

Mënyra se sa mirë nga mbron Internet Explorer (IE) – apo çdo shfletues tjetër – nga sulmet apo malware-t, varet shumë nga përkujdesja jonë. Më poshtë ju paraqesim disa këshilla si mund ta bëni më të sigurt Internet Explorer 9 dhe 10.

1. Instaloni versionin më të fundit të Internet Explorer. Edhe pse fillimisht mund të jetë pak e vështirë sa të mësoheni me ndryshimet, versionet e fundit janë gjithmonë më të sigurta se ato paraardhëset. Versioni i fundit i Internet Explorer për Windows 8/Windows 7 me Service Pack 1 është 10. Në Vista mund të keni vetëm IE 9. Për të parë se cilin version keni, klikoni menunë Help dhe zgjidhni About Internet Explorer.

2. Shkarkoni përditësimet e IE. Pavarësisht se cilin version të IE keni, duhet të keni të instaluara gjithmonë përditësimet e fundit. Ato rregullojnë dobësi që përmban programi, veçanërisht në aspektin e sigurisë. Hapni IE, klikoni menunë Tools dhe zgjidhni Windows Update. Nëse po përdorni Windows 8, hapeni IE në ndërfaqen e desktopit. Në dritaren Windows Update klikoni Check for Updates, dhe instaloni përditësimet e IE apo përditësime të tjera. Për t’u siguruar që keni gjithmonë përditësimet e fundit, zgjidhni opsionet për instalimin e tyre në mënyrë automatike.

3. Kërkoni për përditësimet e shtesave që keni instaluar. Adobe Flash Player ose Java përditësohen shumë shpesh duke qenë se janë jashtëzakonisht të përhapura në botë dhe gjenden shpesh probleme sigurie. Qualys BrowserCheck ose Secunia Personal Software Inspector (PSI) ju ndihmojnë të siguroheni se nuk keni humbur asnjë përditësim.

4. Verifikoni/modifikoni nivelet e sigurisë. Në IE mund të personalizoni opsionet për zona të ndryshme: Internet, Local Intranet, Trusted Sites, dhe Restricted Sites. Sa herë që vizitoni një uebfaqe, IE e klasifikon atë në një zonë të caktuar. Secilën zonë mund ta personalizoni sipas dëshirës. Në menunë Tools zgjidhni Internet Options. Prej aty, hapni tab-in Security: do t’ju shfaqen tre ikona për secilën zonë sigurie, të cilat mund t’i klikoni për t’i ndryshuar. Internet zone klasifikohet automatikisht në Medium-high, Local Intranet në Medium-low, Trusted Sites në Medium dhe Restricted Sites në High. Për më tepër, Internet dhe Restricted Sites zones kanë të aktivizuar Protected Mode (e cila ju lajmëron në rastet kur faqet tentojnë të instalojnë apo ekzekutojnë programe). Ju rekomandojmë që nivelet t’i mbani në ‘default’ (siç janë përcaktuar nga Microsoft). Nëse i ndryshoni dhe dëshironi t’i riktheni si më parë, klikoni Reset all zones to default level.

5. Përdorni SmartScreen Filtering. Në IE 8, SmartScreen Filter ju ndihmon të bllokoni uebfaqe apo shkarkime të rrezikshme. Ku opsion është i aktivizuar automatikisht (nëse keni zgjedhur opsionet e rekomanduara të sigurisë herën e parë që keni përdorur IE). Për të parë nëse e keni SmartScreen Filtering, klikoni menunë Tools dhe zgjidhni SmartScreen Filter. Nëse shihni Turn On SmartScreen Filter, klikojeni. Tani, nëse vizitoni një faqe të rrezikshme, do t’ju shfaqet një mesazh paralajmërimi.

6. Aktivizoni filtrimin ActiveX. Ky filtrim bllokon në IE 9 dhe 10 të gjithë përmbajtjen ActiveX në uebfaqe, megjithatë, ju lejon ta shihni atë në faqet tek të cilat keni besim. Edhe pse disa faqe e përdorin ActiveX

për të shfaqur elementë të parrezikshëm si animacione, reklama, programe të bazuara në ueb apo menaxhues shkarkimesh, disa të tjera mund të përdorin kontrolle dashakeqëse ActiveX për të infektuar kompjuterin tuaj. Klikoni menunë Tools dhe shihni nëse ActiveX Filtering është i zgjedhur. Sa herë që të vizitoni një uebfaqe që përmban ActiveX, do t’ju shfaqet një mesazh. Nëse keni besim tek faqja, mund të klikoni Turn off ActiveX Filtering për të lejuar shfaqjen e elementëve ActiveX vetëm për të.

7. Vendosni mbrojtjen ndaj gjurmimit (Tracking Protection). Përmes saj (në IE 9 dhe 10) mund të mbroni privatësinë tuaj online si dhe reduktoni bezdisjet që ju shkaktojnë reklamat. Tracking Protection Lists janë automatikisht të çaktivizuara. Për t’i aktivizuar dhe konfiguruar hapni menunë Tools dhe klikoni Tracking Protection. Do të shihni një listë që gjenerohet bazuar në faqet që vizitoni. Mund të zgjidhni edhe të shkarkoni lista shtesë. Për të përdorur një listë, selektojeni dhe klikoni butonin Enable. Në IE 10 keni edhe një opsion të aktivizuar automatikisht që mban emrin Do Not Track. (PCWorld Albanian)

internet siguri

Lajmet e fundit>