Lajmet

7 mjete që duhet të përdoren për zhvillimin mobil nga programuesit

Jun 1 2013
0 Shpërndarje
7 mjete që duhet të përdoren për zhvillimin mobil nga programuesit

Zhvillimi mobil në radhë të parë është shenja që një organizatë që merret me zhvillimin e aplikacioneve është duke përparuar, kështu që duhet të mos jetë e befasishme që numri i mjeteve për zhvillim të aplikacioneve mobile sa vjen e shtohet.

Ndërmarrjet e përforcuara si Intel dhe Embarcadero Technologies, e po ashtu edhe lojtarët më pak të njohur si Appscend, janë në vazhdimësi duke lëshuar teknologji për të ndihmuar në përkimin me nevojat e zhvilluesve të aplikacioneve mobile.

Është bërë kontrollimi sërish me një grup i zhvilluesve për të dëgjuar këndvështrimin e tyre në disa nga mjetet më të fundit për zhvillim mobil. Ja disa mendjemprehtësi të tyre.

AppGyver

AppGyver ofron mjete për zhvillim të shpejtë, duke përfshirë Prototyper, për prototipizim dhe Steroids për zhvillim të aplikacioneve PhoneGapp.

“AppGyver ofron mjete të shkëlqyeshme si për zhvillimin e aplikacioneve ashtu edhe për konceptim. Ne e përdorim AppGyver Prototyper për të imituar dhe për të testuar idetë e reja brenda skuadrës dhe me konsumatorë,” thotë Ari Tulla, CEO në BetterDoctor, shërbim ky që i ndihmon njerëzit që të gjejnë doktorin e duhur që i përmbush nevojat e tyre. “AppGyver Steroids është vegla jonë e përzgjedhur për zhvillimin e iPhone dhe skuadra ka qenë shumë e kënaqur me rezultatet. Steroids e bën të lehtë zhvillimin e aplikacioneve autoktone mobile me teknologji të familjarizuara për zhvillim të uebit, që është shumë më i lehtë se sa përdorimi i një kodi të plotë autokton. AppGyver Steroids ofron komponentët autoktonë kyç sot, por janë edhe disa komponentë të veçantë që ende janë duke munguar.”

Appscend

Appscend mundëson zhvillimin e platformës së tërthortë në cloud dhe ofron menaxhim të aplikacioneve, analitikë dhe mundëson dërgimin e porosive. Si strukturë XML, IngiteMarkup, mundëson zhvillimin e aplikacionit nga një bazë e vetme kodi.

“Appscend është një ndërmarrje e mençur, në shikimin tim,” thotë zhvilluesi Oystein Svarod nga ndërmarrje dixhitale, Svarod Direct. Svarod ka ndërtuar aplikacione “skice” përgjatë Appscend për hedhje tek klientët. CEO i Appscend, Sebastian Vaduca “ka durim të madh në shpjegimin e platformës për një djalë kreativë, ambicia e të cilit është që të vendos kreativitet dhe super përmbajtje në aplikacione.”

EclipseSource Tabris

Tabris është një mjet për Java për zhvillimin e aplikacioneve autoktone mobile. Duke përdorur Platformën për Aplikacione të Largëta të (RAP) Eclipse, aplikacionet për Android dhe iOS mund të shkruhen nga një bazë e vetme kodi.

Thieme Compliance me bazë në Gjermani përgjuan Tabrisin për të ndërtuar softuer për edukim të pacientëve për iOS, Android dhe Windows 8. “Njëri nga synimet tona është të programojmë njëherë për platforma të ndryshme. Ne morëm EclipseSource për të zhvilluar softuer duke përdorur Eclipse dhe ndërtuam një klient uebi dhe klient desktopi duke u bazuar në RAP dhe RCP (Platforma e Pasur e Klientit) duke përdorur të njëjtin kod,” thotë Thomas Pettinger, që është menaxher i projektit Thieme. “Duke përdorur Tabris, ne duhet të mendojmë pak më tepër se si të dizajnojmë për të tri platformat, por në fund, ne do të mund të përdornim një bazë të vetme kodi.

Platforma e Shërbimeve DreamFactory

Ky softuer me burim të hapur është synuar që të thjeshtësojë zhvillimin, duke ofruar një bazë për zhvillimin e aplikacioneve në HTML5. Zhvilluesit mund të ndërtojnë aplikacione pa ndonjë zhvillim softuerik përgjatë serverit dhe shërbimet dërgohen për NoSQL, ngarkesën BLOB dhe menaxhimin e përdoruesit. Platforma e Shërbimeve DreamFactory mund të instalohet në çfarëdo qendre të dhënash ose kompjuter cloud. Modus Createhas përdori DreamFactory për të rindërtuar bazën e një aplikacioni për librin me adresa të një korporate që po ashtu përdori platformën Sencha touch në bazë. “Ne jemi në gjendje që në shpejtësi të vendosim një aplikacion në cloud që kishte nevojë për informacionet për kontaktim të të gjithëve për t’u përditësuar në punë e sipër,” thotë CEO Pat Sheridan. Të dhënat kthehen në formën, ashtu që të përshtaten në ekranin e pajisjes në të cilën paraqiten. “Ne kishim një përvojë vërtet pozitive” me DreamFactory, thotë Sheridan.

Embarcadero RAD Studio XE4

Embarcadero RAD Studio XE4 mbështet zhvillimin për smartfonë, tabletë dhe PC. Zhvillimi në delphi dhe C++ mbështetja për Android pritet të vijë më vonë gjatë këtij viti.

TMS Software ka përdorur veglën për një aplikacion për iOS që lexon skedarët e Microsoft Excel. “Gjëja që unë e pëlqej më së shumti është që ka shumë mundësi për rikthim, të paktën në gjërat jo të dukshme. Gjërat e dukshme sidoqoftë duhet të shkruhen për një telefon ose tablet. Ju nuk do të përdorni të njëjtën ndërfaqe desktop,” thotë Adrian Gallero, që është menaxher i produktit në TMS. “Kodi im është mjaft i ndërlikuar dhe derisa ngecte në versionet beta deri te beta 11, ata kanë përmirësuar të gjitha problemet që kisha”

Ambienti për Zhvillim HTML5 i Intel

Ambienti për zhvillim HTML5 i Intel është një ambient i platformës së tërthortë për zhvillim, testim dhe vendosje të aplikacioneve në lloje të ndryshme të pajisjeve. Është i bazuar në standarde uebi dhe ishte blerë nga Intel kur bleu më herët gjatë këtij viti appMobi.

“Ai ka shumë fuqi. Është një vegël shumë e mirë,” thotë zhvilluesi udhëheqës në studion e lojërave Second Fiction, Stephen Campbell. Second Fiction ka përdorur veglën për të zhvilluar aplikacione HTML5 dhe JavaScript. Kodet në HTML5 dhe JavaScript përfundojnë në një konteiner për të funksionuar si një aplikacion autokton. “Gjëja primare për përdorimin e HTML5 nuk është që nuk është aq i shpejt,” si kod autokton, thotë ai. Por është duke punuar në këtë, shton ai.

Xamarin Studio

Xamarin Studio është një IDE për dizajn, zhvillim, gjetje gabimesh dhe përhapje për mobil për shumë platforma. Ndërmarrja për transmetim të muzikës Rdio e përdori Xamarin Studio dhe teknologjitë e Xamarin për Android dhe iOs për të mundësuar zhvillimin për pajisje.

“Ne kishim nevojë për një rrugë për të mbajtur aplikacionin Android dhe aplikacionin për iOS më afër së bashku në barazi pa pasur skuadra të mëdha për të dyja platformat,” thotë zhvilluesi udhëheqës i Rdio-s për Android, Brett Duncavage. “Ne kemi përafërsisht rreth 60 për qind të shpërndarjes së kodit mes Androidit dhe iOS-it tani.” Gjuha C# përdoret për të zhvilluar aplikacione. Xamarin Studio ofron kompletim të mirë të kodit, gjetje të gabimeve dhe mundësi për vendosje, por ai ende ka nevojë që të piqet pak, thotë Duncavage. (PCWorld Albanian)

Stop Updates

Lajmet e fundit>