Lajmet

7 nga 10 smartfonë përdorin Android

Feb 19 2013
0 Shpërndarje
7 nga 10 smartfonë përdorin Android

Nuk mund të quhet një luftë smartfonësh kur në të vërtetë të vetmet ushtri të në fushë janë Android dhe iOS. Platforma e Google e mbylli 2012 me 70.1% të aksioneve botërore të smartfonëve dhe me 159.8 milionë shitje duke kryesuar në vend të parë.

E dyta në rradhë është iOS (iPhone) me një distancë të larget prej 47.8 milionë shitjesh dhe duke zënë 21% të tregut. Të dyja këto platforma së bashku llogariten në 9 nga 10 smartfonët të shitura vitin e kaluar.

Pjesa tjetër e listës përbëhet nga BlackBerry (7.4 milionë shitje, 3.2%), Windows Phone dhe Windows Mobile (6 milionë shitje, 2.6%), Linux (3.8 milionë shitje, 1.7%) dhe të gjitha të tjerat (3 milionë shitje, 1.3%). Të gjitha këto sipas analizës së kryer nga International Data Corporation.

“Dominimi i Android dhe Apple arriti këtë nivel në tremujorin e katërt”, -tha Ramon Llamas, menaxher kërkimi i IDC Mobile Phone. Android zgjodhi një gamë të gjerë smartfonësh për tu përfaqësuar. Këtu përfshiheshin ato të çdo tipi, buxheti apo madhësie. Një lëvizje e tillë u shpërblye duke e bërë sistemin më të përdorurin të vitit 2012.

Pajisjet smartfonë të së ardhmes

Nga ana tjetër, kërkesat për iPhone 5 vazhdonin të rriteshin në të njëjtën kohë kur çmimi i iPhone 4 u ul duke zgjeruar numrin e përdoruesve. Edhe pas gjithë problemit me hartat, përdoruesit nuk iu shamgnen blerjes së smartfonit të Apple.

A do të bëjë ndonjë ndryshim 2013? Windows Phone 8 sapo ka filluar të fitojë terren dhe BlackBerry do të nisë garën me platformën BlackBerry 10. Gjithsesi është paksa e vështirë të imagjinohet një situate ndryshe duke parë rezultatet e vitit të kaluar dhe diferencën e madhe të Android dhe Apple nga pjesa tjetër. (PCWorld Albanian)

Android

Lajmet e fundit>