Analiza

7 ngjarjet më të rëndësishme në historinë e Twitter-it

Mar 23 2013
0 Shpërndarje
7 ngjarjet më të rëndësishme në historinë e Twitter-it

Para shtatë viteve u publikua cicërima e parë, ndërkohë ky rrjet social u bë një ndër mjetet më të rëndësishme të komunikimit të ditëve të sotme.

Pikërisht, me rastin e shtatë vjetorit të “zogut cicërues” PCWorld ju paraqet shtatë ngjarjet më të rëndësishme që kanë përshkruar historinë e këtij rrjeti shoqëror.

1. Cicërima e parë – “just setting up my twttr” – kjo është cicërima e parë të cilën me 21 mars 2006 e publikoi themeluesi i këtij rrjeti Jack Dorsey. Është interesante se ky shërbim së pari u quajt twttr, ndërsa disa muaj më vonë u riemëruar në Twitter.

jack Dorsey Twitter2. Trazirat në Iran – pasi Mahmoud Ahmadinejad, pavarësisht akuzave të shumta të parregullsive në zgjedhje, përsëri u zgjodh si president i Iranit në mesin e vitit 2009, në këtë vend filluan trazira të mëdha të cilat disa i quajtën si “revolucioni i Twitter-it”. Mesazhet për parregullsi të zgjedhjeve dhe për protestat në Iran mbuluan Twitter-in, ndërsa në mesin e 5 trendeve në këtë rrjet në vitin 2009 ishin #IranElection dhe #Iran. Ndërsa sipas gazetës NY Daily News thuhet se “revolucioni i Twitter-it” në Iran hodhi themelet për kryengritjet e mëvonshme në Tunizi, Egjipt dhe vende tjera në të cilat rol të madh kishin rrjetet sociale

3. Tërmeti që goditi Haitin – Pas tërmetit të fuqishëm i cili goditi Haitin në fillim të vitit 2010 u dëmtua edhe infrastruktura e komunikimit, kështu që shumë gazetarë përmes Twitter-it publikonin mesazhe dhe fotografi të cilat paraqisnin shkallën e katastrofës që kishte goditur atë vend.

haiti Twitter

4. Vrasja e Bin Laden-it – “helicopter hovering above Abbottabad at 1AM (is a rare event)” – kjo cicërimë ndoshta tregon më së miri fuqinë e Twitter-it, i cili mundësoi informacionin e aksionit sekret të ushtrisë amerikane në Pakistan të shpërndahet shpejtë në tërë botën. Këtë mesazh e publikoi një konsulent i IT-së nga Pakistani i cili u befasua kur herët në mëngjes e pa helikopterin i cili sillej rreth qytetit Abbottabad dhe në këtë mënyrë (pa qëllim) zbuloi sekretin dhe aksionin e planifikuar me kujdes të ushtrisë amerikane në të cilën u vra Osama Bin Laden.

bin-laden Twitter

5. Tërmeti dhe tsunami në Japoni – Pas tërmetit katastrofal dhe tsunamit që goditën Japoninë në mars të vitit 2011, Twitter-i përsëri u tregua si mjeti më i mirë për përcjelljen e informacioneve në kohë reale. Pas tërmetit, madje në pesë raste Twitter raportoi shifra rekorde në përdorimin e këtij shërbimi me më shumë se 5 mijë cicërima në sekondë në lidhje me këtë katastrofë.

6. Zgjedha e Papës së ri – Gjatë 13 marsit janë publikuar më shumë se shtatë milion cicërima në lidhje me zgjedhjen e Papës së ri, ndërsa kur u publikua emri i Papës, cicërimat në lidhje me Papën Francis u publikuan me shpejtësi prej 130 mijë cicërima në minutë. Pasi që Papa mori profilin @pontifex numri i ndjekësve u rrit për mesatarisht 200 mijë në ditë, ndërsa momentalisht rreth 4 milion përdorues përcjellin tetë profile @pontifex që janë në Twitter.

papa Twitter7. Cicërima fitimtare e Obamas – “Four more years: Këtë cicërimë e publikoi Barack Obama në Twitter pasi amerikanët i dhanë edhe një mandat tjetër presidencial, ndërsa kjo cicërimë u bë mesazhi me më së shumti ricicërima në historinë e Twitter-it. (PCWorld Albanian)

obama Twitter

Lajmet e fundit>