Analiza

7 pajisje luksoze që gjithkush do të donte t’i kishte

Mar 14 2014
0 Shpërndarje
7 pajisje luksoze që gjithkush do të donte t’i kishte

351181-luxury-techTeknologjia ka qenë gjithmonë e prirur për ta thjeshtuar jetën e njeriut dhe të gjitha zhvillimet teknologjike kanë qenë me qëllim lehtësimin e çdo gjëje që i duhet njeriut të bëjë. Jo shumë ndryshe nga pjesa më e madhe, ka një numër pajisjesh që nuk kanë vetëm këtë si qëllim, por janë për më tepër, edhe luksoze. Një pjesë e mirë e tyre janë prezantuar në Shfaqjen e Teknologjisë Luksoze (Luxury Technology Show) në Nju Jork javën e kaluar. Gjithkush do ta kishte shumë të lehtë për t’u mësuar me gjithë atë luks teknologjik, por mbase jo gjithkush do të kishte një xhep që do ta përballonte ndonjë nga ato pajisje. Më poshtë do të njiheni me pajisjet më të spikatura si teknologji luksoze.

1. Emperor LX Chair është një kolltuk që i bën përdoruesit të ndihen vërtet sikur po ulen në fronin e një perandori. Pajisja ofron një uorkstation të veçantë me ekranë me prekje, duke suportuar deri në katër ekranë, përfshirë edhe një laptop. Kolltuku bën filtrim të ajrit ionik dhe një terapi drite. Vjen me një çmim 21 000 dollarë.

2. Stereo Audio Stelle sjell një boks stereo që mund të përshtatet shumë mirë me dekorin e një shtëpie. Edhe pse jemi mësuar me pamjen monotone e të mërzitshme të bokseve, Stelle i sjell ato pak më pranë modës, në formën e një kulle, e një cilindri që edhe në përmasa edhe në pamje ngjan me një vazo zbukurimi. Kushton 349 dollarë.

3. Fuoserie Projector është ndoshta projektori më i shtrenjtë në botë për momentin. Ai është punuar i gjithi me dorë në Itali me material të njëjtë me të cilin bëhen pjesët e avionëve. Janë bërë vetëm 20 prej tyre, e secili kushton 100,000 dollarë. Nga këta 20 copë, një e ka Sylvester Stalone dhe kompania ka në plan të prodhojë edhe 10 copë të tjerë brenda këtij viti. Veçantia e tij qëndron në pamjen shumë luksoze, e përshtatshme për çdo dizajn shtëpie, mprehtësia në projektimin e imazhit dhe ndriçimi i lartë.

4. Aura Breathalyzer nuk është aksesor mode dosido, por është një disk argjendi shik prej 200 dollarësh që mat nivelin e alkoolit të përdoruesit. Pajisja ka një ekran OLED e aty shfaq se sa përqind alkool ka përdoruesi në gjak në momentin kur kërkohet.

5. Biçikleta Peloton mund të mos jetë e para në listën tuaj për blerjet e radhës, por është mbase më e mira momentalisht si zgjedhje për biçikletë në shtëpi. Peloton ka një ekran me prekje 21.5 inç që ju lejon të bashkoheni live me studion e Peloton në Nju Jork gjatë stërvitjes tuaj. Në sistemin Android që ka biçikleta mund të aktivizoni edhe opsionet e çatit live me miqtë tuaj. E gjitha, për thuajse 2000 dollarë.

6. Jetson Bike është motoçikleta ekologjike më e fundit. Ajo ka një pamje futuristike, si filmat e viteve ’80, motor me fuqi 500 watt, arrin rreth 30 kilometër në orë dhe ka një panel me ekran LCD. Vjen në 14 ngjyra dhe me çmimin 1800 dollarë.

7. Equil Pen u vjen përdoruesve në ndihmë, shkruajnë diçka në letër dhe këtë do të donin ta kishin edhe si material në kompjuter. Equil Pen ka një aplikacion për shënime të shpejta dhe një aplikacion për vizatime të shpejta dhe këto “krijime” herë pas herë spontane, ia dërgon përdoruesve në iOS ose në Mac, për 149 dollarë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>