Lajmet

7 përditësimet softuerike më zhgënjyese

Jul 14 2013
0 Shpërndarje
7 përditësimet softuerike më zhgënjyese

Teknologjia nuk do të ishte atje ku është sot po të mos kishte pësuar edhe disa dështime apo zhgënjime. Nëse nuk do të ishin bërë gabime për të mësuar prej tyre, nuk do të kishim zbuluar ndoshta shumë gjëra që sot na vlejnë shumë.

Nëse do të hidhnim një vështrim në kohë do të ndesheshim patjetër me disa përditësime softuerike që kanë qenë tepër zhgënjyese në kohën e tyre. Të gjitha na bëjnë të kuptojmë se sa larg kemi shkuar.

1. Digg v4

Lançuar në vitin 2004 si një faqe për lajme sociale, ku përdoruesit mund të shpërndanin linqe dhe më pas t’i bënin “Digg” ato bazuar në preferencat e tyre. Më 5 gusht 2010, faqja bëri përditësimin e rradhës: Digg v4. Perveç gabimeve që ndodhnin herë pas here, një pjesë e elementëve kyçë të saj si Favorites, Friends Submissions, Upcoming Pages, Sub-Categories, Videos dhe History Search, ishin hequr.

2. Final Cut Pro X

Softueri u shkrua nga e para si një aplikacion i ri. Fatkeqësisht, përdoruesit e vjetër nuk u impresionuan fare prej tij. Në iTunes Store programi mori më tepër vlerësime me një yll sesa me pesë yje. Pjesa më e madhe e njerëzve nuk e pëlqyen pasi e konsideruan si një aplikacion që i çonte prapa programet e Adobe, në vend që t’i drejtonte ato përpara.

3. Windows 8

Pyetja e parë që patën përdoruesit e Windows-it kur u lançua versioni Windows 8 për herë të parë në mesin e 2012-s ishte: Ku është butoni Start? Në dizajnin e sistemit operativ ishte hequr një element që kishte identifikuar në një farë mënyre Windows-in. Po ashtu, ishin bërë edhe shumë ndryshime të tjera në aspektin e dizajnit, si ndërfaqja me pllakëza që filloi të konfuzonte përdoruesit.

4. Windows Vista

Lançuar në 2007-n, Vista pati mjaft kritika që prej fillimit. Shumë përdorues menduan dhe mendojnë akoma, se sistemi ishte jo vetëm tepër i kushtueshëm por edhe mjaft kufizues.

5. Apple Maps

U prezantua për herë të parë në shtator 2012 së bashku me lançimin e iOS 6. Përdoruesit gjetën menjëherë gabime: disa prej tyre lidheshin me drejtimet, me navigimin e dobët, monumentet dukeshin të shtypura etj. Një javë më vonë, CEO i kompanisë Tim Cook kërkoi ndjesë për softuerin.

6. Windows ME

Para Windows 8 dhe Vista-s, ekzistonte një version i ashtuquajtur Windows “Millennium Edition” ME. Ai ka qenë ndoshta sistemi më i kritikuar i Microsoft-it, për shkak të qëndrueshmërisë së dobët dhe

performancës së ngadaltë. Problemet dhe gabimet haseshin po ashtu shumë shpesh. PC World madje e ka renditur atë si produktin e katërt teknologjik më të keq të të gjitha kohërave.

7. Skandali Sony BMG’s “Rootkit”

Skandali i ndodhur mes viteve 2005 – 2007 lidhej me një masë mbrojtëse ndaj kopjimit të CD-ve. Kompania kishte lançuar dy softuerë, një në formën e një DRM-je, mbi rreth 22 milionë CD në botë. Kur vendosej në kompjuter, CD-ja i instalonte të dy softuerët, të cilët modifikonin sistemin operativ për të mos kopjuar CD-të. Problemi qëndronte këtu: programet, pa dashje, hapnin dobësi që mund të shfrytëzoheshin nga malware-t. Problemi i dytë: nuk mund të çinstaloheshin. (PCWorld Albanian)

useless-software-updates

Tags >

softuer
Lajmet e fundit>