Analiza

7 vegla të nevojshme për Twitter

Apr 13 2011
0 Shpërndarje
7 vegla të nevojshme për Twitter

Në këtë artikull do të mund t’i shihni 7 nga këto vegla që do të mund të ju ndihmojnë për të kryer më shumë punë me Twitter.

TwileShare

TwileShare është një shërbim falas që ju mundëson shkëmbimin e skedarëve (ang. files) në Twitter. Llojet e mbështetura të skedarëve janë: PNG, GIF, JPG, DOC ose PDF.

dlvr.it

dlvr.it u ofron blogerëve, publikuesve dhe të tjerëve një rrugë për të dërguar përmbajtjen përkatëse drejtpërdrejt në Twitter.

Nurph

Nurph ua mundëson përdoruesve një rrugë të lehtë për të zgjeruar bisedat duke biseduar në një kohë reale me shokët në Twitter dhe duke ua mundësuar ndjekësve (ang. followers) që ta shohin atë bisedë.

The Archivist

The Archivist është një shërbim që përor API-në e kërkimit në Twitter për të gjetur dhe arkivuar cicërimet dhe paraqitjen e pamjeve që do të ju ndihmonin në kuptimin e trendeve si numri i cicërimeve gjatë kohës, top përdoruesit dhe fjalët, ndjenjat dhe gjëra të tjera.

Qwerly

 

 

 

Qwerly është një identifikues për Twitter. Secili përdorues në Twitter që vështrohet, ky Qwerly ofron një profil të shkurtër me lidhje (ang. links) në profilet e tjera të atij personi në faqet si Facebook, Linkedin, Flick, Delicious dhe shumë më tepër faqe të tjera. Kjo u ndihmon përdoruesve që të zbulojnë se ku shokët e tyre dhe njerëzit e tjerë ndodhen në botën virtuale.

Twoolr

Twoolr u ofron përdoruesve në Twitter që t’i shohin statistikat për llogaritë e tyre.

Buffer

Buffer e bën përvojën në Twitter më të lehtë duke organizuar cicërimet (ang. tweets). Cicëroni në një kohë të caktuar gjatë ditës, pastaj mbusheni Buffer-in tuaj me cicërimet tuaja dhe Buffer ua organizon ato./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>