Blog

7 vjeçarja kërkon punë tek Google, Pichai: Jam në pritje të aplikimit tënd

Feb 16 2017
0 Shpërndarje
Një sipërmarrëse 7 vjeçare shkroi Google për një vend pune dhe ekzekutivi i gjigandit të motorit të kërkimit i ktheu përgjigje. 7 vjeçarja kërkon punë tek Google, Pichai: Jam në pritje të aplikimit tënd Photo Source: ANDY BRIDGEWATER

Chloe Bridgewater nga Shtetet e Bashkuara tha se kishte vendosur të punonte për Google në një letër drejtuar kompaninë me titullin “I dashur shef i Google.”

Dhe Sundar Pichai nuk e vonoi përgjigjen për 7 vjeçaren. “Të falenderoj për letrën. Jam i gëzuar që i pëlqeni kompjuterat dhe robotët, dhe shpresoj gjithashtu se do të vazhdosh të mësosh akoma më shumë rreth teknologjisë.”

“Jam në pritje të aplikimit tënd për punë kur të kesh mbaruar shkollën,” vijonte më tej letra e Pichai. Ekzekutivi i cili vjen nga një e kaluar modeste, u vendos në krye të Google në 2015-ën.

Chloe shkruante në letrën e saj edhe dëshirën për të punuar në një fabrikë çokollatash dhe ëndrrën për tu bërë një notare olimpike. Përgjigja e Pichai për të ishte se nëse ajo punon shumë dhe ndjek ëndrrat e saj, çdo gjë është e mundur. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>