Analiza

70% e përdoruesve të një iPhone nuk e mendojnë blerjen e një telefoni tjetër

Aug 27 2017
0 Shpërndarje
Ja ku vjen edhe detaji më interesant: 70% e atyre që thanë se do të blinin një tjetër telefon, aq që e vinin në diskutim që do të ishte një iPhone. 70% e përdoruesve të një iPhone nuk e mendojnë blerjen e një telefoni tjetër Photo Source: CNET

Samsung prezantoi javën e kaluar flagshipin më të ri, Galaxy Note 8-ën por përdoruesve të iPhone nuk u intereson fare.

Së shpejti edhe Apple do të bëjë të njëjtën gjë. Çfarë mund ta bëjë një besnik të Apple të dezertojë? Në fakt a e ekziston diçka e tillë?

Një anketë e publikuar të Premten tregon raportin e konsumatorëve dhe kompanisë. Hulumtimi i kryer në fillim të muajit Gusht ju drejtua 2,117 të anketuarve.

80% e përdoruesve të një iPhone premtuan besnikëri ndaj Apple. 47% prej tyre thanë se kishin pasur të paktën 4 iPhone.

Ja ku vjen edhe detaji më interesant: 70% e atyre që thanë se do të blinin një tjetër telefon, aq që e vinin në diskutim që do të ishte një iPhone.

Këto shifra tregon një dashuri të çmendur. 67% e tyre shpreheshin se iPhone ishte telefoni më i mirë që mund të blinin.

Një tjetër detaj, 41% e besnikëve thonin se ishin kaq të dhënë pas iOS sa vetëm ideja e ndërrimit për një Android ishte për ta e dhimbshme.

Modelet e ardhshme, iPhone 7S dhe 7S Plus pritet të kenë dizajn të ngjashëm me iPhone 8-ën por me teknologji të reja si ngarkim wireless dhe kamera të përmirësuara.

iPhone 8-ta nga ana tjetë do të ketë ekran OLED pa skaje. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>