Siguri

75% e stafit IT, vjedhin të dhëna

Apr 29 2010
0 Shpërndarje
75% e stafit IT, vjedhin të dhëna

Në vitin 2009 një sondash i kryer nga Instituti Ponemon, ka gjetur se 38% e punëtorëve që janë larguar rishtaz nga puna kanë pranuar se kanë dërguar dokumente kompanisë në llogari postare elektronike personale. Por zëvendës presidenti i Ipswitch, L. Frank Kenney, ka deklaruar për PC Pro në vitin 2010 në panairin InfoSec, se kjo nuk është e tëra.

“38% e kanë pranuar. Dyfishoni atë numër dhe ju do të keni një pamje më të qartë të asaj çfarë po ndodh” deklaroi ai.

“Ne kemi bërë një sondazh në konferencën e fundit të sigurisë RSA dhe kemi gjetur se më shumë se 70 për qind e ekzekutivëve kanë gati zero pamje absolute tek skedarët që dalin nga organizata e tyre. Shumica e njerëzve nuk kanë pasur politika në vend për të lëvizur skedarë. Kështu që ndoshta  stafi nuk po bëhet i dëmshëm”.

“Për shembull, të themi se unë dëshirojë të dërgojë një skedarë të madh PowerPoint nga e-maili i puns. Ai është aq i madh sa që kthehet prapa, kështu që çfarë të bëjë? E vendosi në Gmail. Por befasisht unë i dhuroi informata të kompanisë Google-së, apo Yahoo-së apo Hotmail-it”.

Kenney beson se teknologjia mund të jetë pjesë e zgjidhjes, por se menaxherët duhet të kuptojnë rreziqet, dhe të jenë më të shtrënguar me politikat e tyre mbrojtëse të të dhënave.

“Unë mund t’ju dhurojë tërë teknologjinë që ju keni nevojë” përfundoi ai, “por ju më mirë i keni punët nëse keni politika në vendin e duhur dhe të jeni të përgatitur për t’i vendosur ato në fuqi. Në disa raste kjo nënkupton bllokimin e transferit të një skedari, e në disa raste ju mund të lejoni një gjë të tillë. Një politik e pa vendosur në fuqi është sikurse një qen që leh por nuk kafshon”.

Lajmet e fundit>