Harduer

75% e zyrave të Apple furnizohen nga energjia e rinovueshme

Mar 25 2013
0 Shpërndarje
75% e zyrave të Apple furnizohen nga energjia e rinovueshme

Rreth 75% e zyrave të Apple në të gjithë botën, përfshi zyrat qendrore në Kupertino të Kalifornisë, furnizohen nga energjia e përtëritshme. Kjo sasi është dyfishuar nga ajo e një viti më parë në kompani.

Gjatë javës së kaluar Apple e ka publikuar në blogun zyrtar këtë lajm duke theksuar faktin se sa i rëndësishëm është mjedisi për kompaninë. Ata synojnë të reduktojnë emetimin e gazrave të karbonit në atmosferë në sasi edhe më të madhe në vitet në vazhdim.

Qendra e të dhënave në Maiden përdor 100% burime të kësaj lloj energjie, si rrezatimi diellor, era, uji dhe energjia gjeotermale. Kjo qendër të dhënash redukton emetimin e gazrave të dëmshëm në natyrë në një sasi të barabartë me atë të 24 000 makinave çdo vit.

“Qendrat e të dhënave janë pjesë e planeve për shfrytëzimin e energjisë së ripërtëritshme në Apple. Ne po investojmë për të arritur një emetim zero duke përdorur 100% energjinë e rinovueshme në të gjitha zyrat tona në botë.”

“Nga ana tjetër kemi zvogëluar me 30% shpenzimin e energjisë, ndërkohë që kemi rritur përdorimin e saj me 12%. Si rezultat i gjithë punës sonë, kemi arritur që të rrisim përqindjen e përdorimit të energjisë së ripërtëritshme nga 35% në vitin 2010 në 75% në fund të 2012-s.”

Përveçse po tenton t’i bëjë më efiçente zyrat dhe qendrat e të dhënave, kompania po ndërton edhe produkte miqësore ndaj mjedisit.

Për shembull, iMac ka një proces të veçantë i cili e ndihmon të emetojë 67% më pak gazra karboni krahasuar me versionet e kaluara. (PCWorld Albanian)

Apple energy

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>