Lajmet

76 milionë llogari të rreme në Facebok

Feb 3 2013
0 Shpërndarje
76 milionë llogari të rreme në Facebok

Facebook ka raportuar se rreth 76 milionë llogari nga 1.06 miliardë që janë në total në rrjetin e vet, janë të rreme.

Me fjalën ‘të rreme’ kompania identifikon tre lloje llogarish që nuk përfaqësojnë përdorues realë: llogari që janë kopje identike të të tjerave, llogari të keqklasifikuara si dhe llogari të padëshirueshme. Të gjitha këto së bashku përbënin mbi 7% të të gjithë përdoruesve aktivë vitin e kaluar.

Këto të dhëna Facebook-u i bëri publike në raportin vjetor që dorëzoi të premten në SEC (U.S. Securities & Exchange Commission).

Llogaritë që janë kopje identike të të tjerave, apo ato që mbahen nga persona të cilët kanë një tjetër llogari personale që e përdorin më së shumti, përfaqësojnë 53 milionë llogari, ose 5% të totalit, deklaron Facebook.

Llogaritë e keqklasifikuara, përfshi ato që janë krijuar për entitete jo njerëzore, si kafshët shtëpiake apo organizata, të cilat duhet të kene në fakt një faqe Facebook-u. Të gjitha këto përbëjnë 14 milionë llogari, ose 1.3% të totalit.

Llogaritë e padëshirueshme, si ato të krijuara nga spammers, numërohen të jenë rreth 9.5 milionë, ose 0.9% e totalit.

Facebook u shpreh se përpiqet vazhdimisht të përmirësojë algoritmin e vet të identifikimit të të gjitha llogarive të mësipërme. Kompania deklaroi gjithashtu se një pjesë e madhe e tyre i përkisnin vendeve në zhvillim si Indonezia dhe Turqia. (PCWorld Albanian)

facebook

Lajmet e fundit>