Analiza

77% e softuerit në Shqipëri është i palicencuar

Nov 12 2009
0 Shpërndarje
77% e softuerit në Shqipëri është i palicencuar

Sipas një studimi të kryer në tregun shqiptar nga “Business Software Alliance” (BSA), që është Organizatë e Industrisë së Programeve Kompjuterike për promovimin e një bote digjitale më të sigurt dhe më legjitime, del se shumica e programeve që qarkullojnë në këtë treg nuk posedojnë licencë.

Gjatë periudhës së vitit 2008,në  një hulumtim të kryer nga IDC rreth piraterisë, del se 77% e softuerit kompjuterik që përdoret në Shqipëri nuk përmban licencë.

Në një deklaratë për gazetën “Shqip”, George Hernleben drejtor i BSA për Evropën Qendrore dhe Lindore, tha se “situata është shumë shqetësuese dhe presim një konfirmim nga qeveria për të bashkëpunuar, pasi konsideroheni ndër të fundit në Evropë në respektimin e së drejtës. Kemi gati planet tona të veprimit, duke nisur me trajnimet që duhen bërë me inspektorët tatimorë, në mënyrë që të njihet ligji mbi të drejtën e autorit”.

Sipas z. Herrnleben në qoftë se pas identifikimit nuk do të merren masa për licencimin nga ana e kompanive, gjoba për këtë mosveprim do të arrijë deri në 1 milion lekë, por do të ekzistojë mundësia edhe për dënim me burg deri në dy vjet.shkojnë edhe në burgim. Niveli 77% i piraterisë konvertohet nga Herrnlebent me 8 milionë dollarë, që tregu i programeve kompjuterike të palicencuara i ka shkaktuar dëm zyrave ligjore.

“Në rast se qeveria shqiptare pranon të bashkëpunojë me BSA-në, atëherë them me siguri se informaliteti mund të bjerë me 10 për qind, pas 2-3 vjetësh”, përfundon Herrnleben.
Tashmë Organizata e Industrisë së Programeve Kompjuterike ka filluar aktivitetin e saj edhe në Shqipëri dhe është gati të kontrollojë të gjitha programet kompjuterike të institucioneve shtetërore, si dhe të bizneseve që janë të pranishme në treg, për të vërtetuar licencimin e tyre.

Lajmet e fundit>