Siguri

7 të arrestuar në Kosovë për keqpërdorim të kartelave bankare

Aug 26 2010
0 Shpërndarje
7 të arrestuar në Kosovë për keqpërdorim të kartelave bankare

Të arrestuarit janë: B. B. (1988), L. B. (1990), B. G. (1987), A. A. (1981), F. A. (1987), Xh.H. (1970) dhe F. K., të gjithë nga rajoni i Prishtinës.

Arrestimet u kryen nga Policia e Kosovës konkretisht Departamenti Special Antikorrupcionit se bashku me Departamentin Kundër Krimit të Organizuar, pas një operacioni me qëllim të luftimit të krimit të organizuar, që filloi të hetohet së paku qe një vit e gjysmë. Operacioni policor ka qenë i mbështetur edhe nga njësitet speciale operative te PK-së.

Gjatë këtij operacioni u bastisën tetëmbëdhjetë lokacione të ndryshme në Rajonin e Prishtinës, me qëllim të kapjes dhe arrestimit të personave të dyshuar dhe mbledhjes së provave dhe dëshmive që ndërlidhen me krim të organizuar duke keqpërdorur kartela bankare te falsifikuara-duplifikuara.

Keqpërdorimet bankare nga personat e dyshuar fillimisht dyshohet të arrijnë vlerën në mbi 150.000 mije euro, me atë që personat e dëmtuar janë kryesisht shtetas të huaj.

Gjatë bastisjes së lokacioneve, janë sekuestruar disa llaptop, kompjuter, TV,USB, CD të ndryshme, pajisje teknologjike me të cilat janë prodhuar kartelat bankare të falsifikuara, një numër kartelash bankare të falsifikuara, pajisje për lexim të kartelave bankare, telefona celular, dy armë gjuetie, katër revole të kalibrit të ndryshëm, një sasi e vogël e municionit dhe dokumentacion tjetër që identifikon krimin e kryer nga personat e dyshuar.

Personat e arrestuar me urdhër të prokurorit janë dërguar në qendër të mbajtjes, ndërsa operacioni është ende në zhvillim e sipër dhe priten edhe arrestime te tjera

Lajmet e fundit>