Lajmet

8 Blerjet më të mira e të domosdoshme

Jan 12 2009
0 Shpërndarje
8 Blerjet më të mira e të domosdoshme

Çfarë do të donit të kishit në një udhëtim biznesi? Çorape të pastra apo laptop? Në ditët e sotme çorapet e pastra duhen, por laptopi është tepër i nevojshëm, siç është desktopi në shtëpi, kamera për pushime dhe celulari. Teknologjia është në rritje. Është tamam koha për të përmirësuar pajisjet në një nga kategoritë e mëposhtme. Ja cili është këndvështrimi ynë për produktet më të mira, për kategoritë më të rëndësishme teknologjike, si printerat, harddisqet, monitorët dhe HDTV-të .

Laptop
Dihen zëvendësimet që bëhen për pjesë të ndryshme të laptopëve, por qëllimi ynë është që të ofrojmë kombinimet më të mira për këdo që po përpiqet të gjejë një Notebook të përshtatshëm. Zgjedhjet që bëjmë në kategori varen nga ekuilibri që krijojnë faktorët kosto, specifikimet dhe performanca.
MicroExpress JFL9226 kushton 1299$ dhe kryeson listën e laptopave që kemi zgjedhur (find.pcworld.com/61676). Këtij modeli 6.6 i mungojnë ilustrimet apo linjat fine në krahasim

alt

me të tjerët, por në të vërtetë është kombinimi më i mirë i tipareve dhe performancës për një çmim që ia vlen. Sistemi i testimit tregoi që ky laptop me një procesor T9400, me memorie 2.53 GHz Core 2 duo dhe RAM 3GB, kaloi dhe 6 testimet më të njohura në botë gjatë djegies së imazheve të disqeve apo kodimit të videove dhe grumbulloi 103 pikë. Të gjitha këto u relizuan për 4,5 orë, sipas vlerësimit që u dha nga testimi i baterisë.
Konkurruesi më i afërt në këtë kategori ishte VAIO VGN-SZ2791N i Sony, i cili kapi 10 pikë më pak, por që kushton dyherë më shumë. Micro Express me 256MB nVidia Geforce 9600GT GPU doli i pari në testimet grafike. Rezultatet treguan se ky sistem është shumë i mirë për përfundimin e shumë detyrave, por nuk është i mjaft ueshëm për të luajtur lojëra të tipit luftarak me rezolucion 1280 me 800 dhe me një ekran që arrin 15.4inch .

Desktop
Desktopët shiten lirë, por, sipas vlerësimit tonë, ata të fuqishmit bëjnë punën më mirë kur ka detyra të vështira. Realizoni grafikë më të mirë për lojërat, përdorni opsionet më të sakta për të edituar imazhet 21 megapixel dhe rregulloni gjithashtu edhe pamjen e fotove dhe të videove. Kompjuteri që kryeson kategorinë e desktopëve është Dell XPS 630 (find.pcworld.com/61690), një sistem që vjen me çmimin 2000$. Sipas konfi gurimit të testimit dolën gjithashtu dhe një Intel me procesor 3.16-GHz Core 2 Duo E8500, me memorie 4GB, me kartë grafike nVidia 512MB Geforce 9800 GT, 640GB hapësirë disku dhe një monitor Dell SP2208WFP LCD. Makina jonë e testimit shënoi 6 pikë nga 114 (shtatë pikë më pak për një Intel Core 2 Extreme QX6850 Quad-Core CPU, të pajisur me XPS 630, me çmim 3229$). Karta GeForce 9800 Gt ndihmon sistemin për të patur një mesatare 138 imazhe për sekondë, në vënien në punë të Doom 3 me një rezolucion 1280 me 1024 me antipseudonimin të ndezur. Në rastin më lart, për një kompjuter si ai siguron hapësirë për shtrirje të mjaft ueshme me një dalje disku të hapur para 5.25inch. Katër slote të brendshme, dy PCI të regullta, një PCI Expressx 8 dhe një PCI Express x1 .

Printer
Canon Pixma MX700 (find.pcworld.com/59701) printeri shumëfunksional që kryeson në faqen TK, ndihmon në minimizimin e rrëmujës mbi tavolinë, duke kombinuar aftësitë e veglave të ndryshme në një paketë. Duke e shprehur ndryshe, ky është printeri me ngjyra më profesional dhe më i shpejtë. Një tjetër zgjedhje e marrë nga top lista e printerave lazer (find.pcworld.com/61679) është HL4040- CN me çmim 400$ dhe me një performancë shpejtësie të kënaqshme. I lehtë për t’u montuar, por shumë më i rëndë nga modelet e tjera të testuara. Duke e lënë në parametrat e tij HL-4040CN printon me shumë cilësi. Mesatarja e shpejtësisë së printimit vijon nga 19.3 faqe në minutë për tekstet e thjeshta me ngjyrë të zezë, deri në 4.2 faqe në minutë për grafikët. Teksti në të gjitha shkrimet e testuara dukej perfekt. Ngjyrat kishin disa probleme me konfigurimin e zakonshëm, por me opsionin Fine (2400 dpi class) të driverit të printerit, imazhi u përmirësua dukshëm. Kostua për faqe (bazuar në Brother’s specs) e këtij modeli është shumë e lirë: një faqe me tekst kushton më pak se 2 cent dhe një faqe me ngjyrë (duke përdorur dhe një sasi të vogël boje të zezë dhe tri ngjyrat) kushton më pak se 12 cent .

altTelefon celular
Telefoni iPhone 3G ka tërhequr vëmendjen për pamjen e tij të jashtme dhe të rejat e panumërta që ka sjellë. Telefoni 3G zë vendin e pestë në seleksionimin e telefonave më të mirë PDA në find.pcworld.com/61725. Në të vërtetë ky lloj telefoni me ekranin dhe tastierën e tij s’është për këdo, veçanërisht në qoftë se planifikoni të shkruani mesazhe. Telefoni T-Mobile i pajisur me Wi-Fi Research in Motion  Black-Berry Pearl 8120 (200$ me dy vjet kontratë) shquhet për aft ësitë e tij të shkëlqyera në dërgimin e mesazheve, duke përdorur softuer të e-mail RIM dhe tastierën me 20 butona. Telefoni T-Mobile Pearl zë vëndin e parë (Versioni wireless AT&T zë vëndin e dytë), sepse ai punon me teknologjinë e re të [email protected], e cila ju ndihmon në kryerjen e telefonatave VoIP më anë të Wi-Fi. Zëri nëpërmjet një aparature të Wi-Fi siguron një thirrje të mirë në vendet ku sinjalet e celulave janë të dobëta, e vërtetuar kjo dhe nga testimi i shërbimit. Wi-Fi gjithashtu shpejton punën e gjetjes së rrjeteve të internetit dhe të dhënave. Shërbimi i celularit [email protected] Talk Forever, i kërkuar për thirrjet Wi-Fi, kushton 10$ në muaj. Versioni i T-Mobile është më pak atraktiv se konkurruesi i tij AT&T për shkak të formës së mausit dhe ngjyrës gri. Ikonat në menunë Blackberry duken si të vizatuara. Gjithçka është si rezultat i softuerit të shkarkuar në të. Ka shumë larmi, si komandimi me zë, i cili punon mjaft mirë për t’u rënë numrave direkt, ndërsa programet e tjera shtojnë produktivitet (ReplioGo shikon, printon dhe dërgon me faks dokumentat e Microsoft Office), si një numër lojrash etj. Telefoni ka dhe një kamera 2.0 megapixel dhe një multimedia player të shkëlqyer. Sistemi i shkrimit mjaft i sigurt e kthen atë nga një telefon në formë elegante në një telefon me një tastierë efektive me 20 butona. Cilësia e zërit dhe jëtëgjatësia e baterisë janë të shkëlqyera gjithashtu. Testet treguan se T-Mobile 8120 i kaloi 10 orët e provës .

Kamera dixhitale
Dixhital SLRs janë tema shumë të diskutueshme në kategorinë e kamerave, me modelet si Canon EOS Digital Rebel Xsi (find.pcworld.com/61682), të cilat udhëheqin. Kamerat dixhitale, që hyjnë në dhjetëshen më të mirë, (find.pcworld.com/61683)  kanë evoluar shumë. Canon 8-megapiksëll Powershot A590 IS (find.pcworld.com/61685) kushton 150$ dhe ka tipare si: zmadhim optikal 4X, stabilizim optik i imazheve, kapje e gabimeve që bëhen gjatë filmimit dhe një ekran LCD 2.5inch. Ky model është i ri, ai përmban 19 mënyra për të filmuar dhe kontrolle manuale të limituara  (megjithëse mund të programoni shpejtësinë e mbylljes dhe hapjes, kamera është programuar në mënyrë automatike). Ajo ka dy bateri të tipit AA, pra kjo kamer është dhe një shoqërues i mirë. Është shumë e lehtë për t’u mbajtur në dorë, por jo në xhep. A590 IS ka marrë maksimumin e pikëve në cilësinë e imazhit. Në testet me ngjyrat dhe pozat e gjykuan si të paarritshme .

Harddisk i jashtëm
Të gjitha çmimet e harddisqeve bien si pasojë e shtimit të madh të koleksioneve dixhitale të njerëzve në harddisqe të jashtëm. SimpleTech Duo Pro Drive u ngjit në vend të parë në listën e 10 harddisqeve më të mirë. Tërheqës dhe i fortë, kompania e quan atë një fans të zgjuar, i cili e përshtat shpejtësinë në bazë të nxehtësisë që ka brenda. Kjo njësi vjen në tri pjesë. Ne testuam modelin 1TB, por do të përgatitet dhe ai i tipit 2TB dhe lidhet me PC-në me USB 2.0 dhe portën e jashtme SATA- 300. Disqet janë të montuar në dy pjesë të brendshme, me keqardhje pjesët nuk janë te zëvendësueshme nga përdoruesit, kështu që nuk do të jetë e lehtë për t’i përmirësuar më vonë. Disqet janë të vijëzuara me njëra-tjetrën në një konfiguracion RAID O, për një performancë në maksimum dhe shumë lehtë mund të kaloni në RAID. Ky model është shumë i njohur për shpejtësinë e tij. Ua kalon dhe konkurentëve të tjerë duke marrë titullin e performancës më të mirë.

Monitor

Monitorët mund të jenë shumë të mëdhenj, shumë të vegjël ose aq sa duhen. Masa e saktë për ata është 22 inch, ku mund të shihni mjaft qartë pamje të ndryshme, si dhe të editoni foto apo të shikoni filma. Kjo nuk do të thotë që monitori juaj duhet të pushtojë tryezën e punës. Paraqitja jonë për këtë kategori është Hewlett-Packard w2207h, që kushton 350$. W2207h bie në sy për konturin e tij të hollë me ngjyrë të zezë dhe të ndritshme. Bordi ju lejon lehtësisht të shtoni pajisje sipas dëshirës në skeletin e monitorit. Gjatë testimit të rezolucionit 1680 me 1050 piksel, ky monitor u shqua për imazhe tërheqëse dhe tekst të saktë. Kjo njësi ju siguron dhe rregullimin e gjatësisë së akseve duke u dhënë pjerrësi, kthyeshmëri dhe rrotullueshmëri. Monitori ka gjithashtu menu të lehta për t’u përdorur, dy porte USB të lidhura dhe hyrje VGA. E meta e këtij monitori është e njëjtë me ato të monitorëve të tjerë që testuam, njësia e përpunimit të audios është e dobët .

HDTValt
Pranojeni! Jeni gati të vendosni një televizor madhështor në dhomën tuaj të ndenjes. Ndoshta është koha për televizorin numër dy, për shkak se në shkurt 2009 do të kalohet nga transmetimet SD në ato HD dixhital. Cilin televizor HD do doni të keni? Kemi testuar televizorë të masave dhe kategorive të ndryshme (shikoni të gjitha tipet e listuara në find.pcworld.com/61686), por kemi zgjedhur televizorë të tipit 42 inch, sepse për shumicën e popullsisë sot ata janë të ekuilibruar në masë dhe çmim (shpresojmë që vitin tjetër ata të ndryshojnë modelin nga 42 inch në 46 dhe 47) Për momentin vëmendja jonë mbetet te televizorët e tipit 40-42 inch. Cila është e mira e këtij tipi? Mund ta mbani kolltukun 7 deri 9 këmbë larg dhe mund të komandohet shumë mirë nga kjo largësi. Televizori VO42L ju paraqit një paketë të harmonishme, cilësi në figurë dhe në zë, me një çmim që s’do t’ju shkundte nga xhepat. Ai kryeson në listën e pesë televizorëve më të mirë të tipit 42 inch (find.pcworld.com/61687). Sipas gjykimit tonë, VO42L ndryshon fare pak nga LG 42LG60. Ky i fundit kryeson listën. Ndërsa krahasoni çmimin 1100$ të Vizio me atë të modelit LG, i cili është dyfish, diferenca shumë e vogël e cilësisë nuk përbën ndryshim. Duke pranuar sa shumë na pëlqen Vizio, duhet dhe të pranojmë që dizenjimi i tij lë për të dëshiruar. Lidhësit e kabllove anësorë janë të  vendosur shumë mbrapa, gjë që vështirëson lidhjen e tyre, duke i krahsuar me vendodhjen e pjesëve të tjera të televizorit. Pjesa tjetër e të butonave të komandimit janë të vendosura me fytyrë poshtë, duke e bërë kontrollin të vështirë .

 

Lajmet e fundit>