Vëzhgim

8 mënyra me të cilat Twitter ju ndryshon jetën

Jan 3 2009
0 Shpërndarje
8 mënyra me të cilat Twitter ju ndryshon jetën

Mos e shikoni më kanalin e parashikimit të motit
Harrojini reporterët e lagur nga shiu në mes të erës dhe furtunës. Doni të dini rreth uraganeve, tornadove apo trajtimet për fikjen e zjarreve? Futuni në një stacion në Twitter në celularin tuaj. Twitter Stone thotë: “Më pëlqen të përdor tërmetin këtë verë në Kaliforninë e Jugut si shembull”. “Tërmeti ra në 11:42 të paradites”.
Atë minutë fi lluan pëshpëritjet e para dhe nëntë minuta më vonë Associated Press nxori një lajm të shkurtër me 57 fjalë, por deri atëherë ne kishim 3600 informacione të tjera që përmbanin fjalën “tërmet” .

Si të gjesh një tjetër punë apo punonjës
Jackie Peters, partnerja themeluese e firmës së marketingut Heavybag Media, po kërkonte një strateg të ri për medien sociale kur u fut në Twitter. “Po të kërkoja në Monster.Com apo Craiglist përveç stivës së CV-ve, s’do të kisha gjetur gjë tjetër përveç kandidatëve të pakualifikuar. Mendova se nëse kandidati
nuk ishte në Twitter, me siguri nuk ishte i kualifi kuar për punën. Kërkesa e Stephanie Martin për një punë në fushën e saj dhe zonën ku banonte, në  marrëdhëniet me publikun, fi llonte duke kërkuar në Twitter. Ajo filloi të ndiqte plot kërkesa për punë dhe shumë shpejt po ndiqej nga disa prej agjencive më të njohura për marrëdhëniet me publikun në këtë zonë. Pastaj fi lloi të shkonte në Phoenix për të dhënë intervista. “Pjesa më e vështirë”, shpjegon ajo, “është të njohësh personin që organizon intervistat. Sepse unë kurrë s’e kam njohur apo kam folur në telefon me të. Vetëm kemi komunikuar në Twitter .” Braktiseni Google për disa gjëra Motorët e fuqishëm të personalizuar si Mahalo.com dhe Cha-Cha.com përpiqen të kapin veç një pjesëz të vogël nga tregu i Google, ndërsa Twitter kap gjithçka pa u munduar fare. Jonathan Yarmis, i cili punon për kërkimet e AMR, në ndjekje të teknologjive të reja, thotë: “Twitter e ka zëvendësuar Google në kërkimet e disa llojeve. Ndonjëherë rezultatet e Google janë të kënaqshme, ndonjëherë janë qesharake. Kur kërkoj diçka në Twitter shpesh marr dy apo tri përgjigje të përshtatshme në lidhje me pyetjen.”

Mblidhuni në grup me nxitim
Merrni Meetup.com, shtoni Twitter dhe do të njiheni me përdoruesit që kanë rënë dakord për t’u takuar në ndonjë IRL (në jetën e përditshme). Nuk ka metodë të masë se sa përdorues marrin pjesë në këto takime, por një kërkim në Google paraqet mijëra tweetups në lokalet e Tokios e deri në Tallahassee. Ndryshimi më i madh sipas Yarmis, i cili ka frekuentuar tweetup në zonën e Bostonit, është që s’po i lejon njerëzit të bisedojnë natyrshëm,
por me anë të celularëve

Si të bëhesh akoma më i famshëm

Ylli i parë i Twitter është prezantuesi i CNN, Rick Sanchez. Drejtuesi i lajmeve theu tabutë në gusht kur përdori lajme nga twitter, bashkë me foto dhe video të celularëve të marra nga Facebook dhe MySpace. Në shtypin e ditës stacioni i televizionit
të Al Gore reklamoi se do t’i shtynte përdoruesit më të mirë të twitter të dilnin në ekran në debatet presidenciale të vjeshtës. Mësohuni t’i shikoni në ekranin e televizorit thashethemexhinjtë e rrugës.

Tweet drejtorin
Keni një intervistë me një kompani? Twitter është e vetmja rrugë për të gjetur njerëz që ju vijnë në ndihmë me informacion. Në të njëjtën kohë kompania merr informacion për ato që thonë klientët dhe parandalon problemet e vogla që të mos bëhen të mëdha. Dyqanet e këpucëve online të Zappos inkurajojnë punëtorët e tyre që të përdorin Twitter dhe vetë kompania ka krijuar faqen e saj personale, për të kapur çdo thashethem që fl itet për të. CEO Tony Hsieh thotë: “Klientët ndihen më të lidhur personalisht”, dhe vetë ai mbledh idetë e reja që jepen nga më shumë se 11.000 mijë ndjekës të këtij rrjeti. “Është
një mënyrë për të zhvilluar një lidhje shumë të ngushtë me ta.”Comcast, Dell, Kodak dhe Jet-Blue e përdorin gjithashtu Twitter për zgjerimin e klientelës
dhe mbështetjen e tyre. Sigurisht që shanset për të marrë një përgjigje personale nga një CEO janë të rralla, por dhe mund të jeni me fat.

Shpëto lëkurën
Studenti i diplomuar në Berkley, James Karl Buck zbuloi mundësitë që të jep Twitter për të shpëtuar jetën, gjatë kohës kur u arrestua nga autoritet protestë antiqeveritare. Pati kohë të shkruante vetëm një fj alë “i arrestuar” në celularin e tij përpara se të kapej. Shokët e tij në Twitter rrethuan ambasadën amerikane duke dhënë informacion, dhe ai u lirua një ditë më vonë. Departamenti i Shtetit filloi të përdorë Twitter për të lëshuar këshilla për qytetarët që udhëtonin jashtë vendit. Kështu që, në qoft ë se ndonjëherë gjendeni në pozitë të vështirë ndërsa jeni jashtë shtetit, Twitter është karta që ju nxjerr nga
burgu. Kësaj i thonë të të shpëtojë jetën!!!

Të dish gjithnjë më të rejat
Të rejat e fundit nga CNN, MSNBC, Th e New York Ti mes dhe Th e Wall Street Journal merren dhe nga Twitter. Këto operacione të vogla që e kanë zanafi llën nga Twitter shpesh marrin pamjen e historive të vërteta të përpiluara nga gazetarët, duke futur dhe foto të kapura nga jeta reale. Kur policia arrestoi protestuesit gushtin e kaluar në Mineapolis, në Konventën Kombëtare të Republikanëve, skuadrat e informacionit të Twitter u nxorën jashtë me forcë. Siç shkruan David Brauer i MinnPost: “Një ndjekës i mirë i Twitter do të shikonte më tutje horizontit, sesa si një kamera vëzhguese në dorë, apo një video të kapur me iPhone gjatë një arrestimi, një urdhër ndalimi, një i burgosur, një konferencë shtypi, një hetues etj.”

Katër arsyet që mund ta rrëzojnë Twitter
Pushteti që gëzon Twitter ndaj kuriozitetit të Web 2.0 nuk është dhe aq i sigurt. Ai mund të pengohet në mënyra të ndryshme, duke marrë parasysh edhe që mund të blihet nga njëri prej gjigantëve, si Microsoft , Google apo Facebook. Twitter përballet së paku me katër gracka .

Shumë popullor
Shpesh herë përdoruesit hyjnë veç të shohin se ç’po bëhet. Në këto raste faqja ngarkohet deri në atë masë, saqë nuk arrin më të përballojë trafikun.
Megjithatë, pretendohet se faqja ka qenë operative 99% të kohës për tre muajt e fundit. Kjo do të thotë se ka arritur të përballojë 3 milionë përdorues që janë regjistruar njëherësh. Twitter nuk tregon se sa përdorues ka aktualisht. Çdo të ndodhë kur numri i përdoruesve të arrijë në 30 milionë?

E keqja e banalitetit
A do t’ia dijë njeri se çfarë ka ngrënë macja juaj për drekë? Apo se shampoja që ju sapo provuat u ka dhënë shkëlqim flokëve? Sa më shumë zgjerohet Twitter aq më shumë rritet dhe numri i twitter-ave të kotë, të cilët japin informacion të papërdorshëm pambarimisht duke larguar pak e nga pak trafi kun produktiv të informacionit .

Spam dhe mashtrime
Spam është që tani një realitet depresiv edhe për Twitter, megjithëse kompania ka vënë në dispozicion staf për zhdukjen e profi leve false të përpiluara nga spamerat. Stone thotë: “Spam është një betejë pambarim dhe ne nuk do të zmbrapsemi.”

Model Biznesi? Çfarë lloji?
Spam është një problem për Twitter, por mungesa e një modeli biznesi përbën një problem më të madh, duke iu referuar përdorshmërisë së Twitter, thotë Kevin Restivo analist i vjetër i IDCsë. Çfarë mund të themi për anën tjetër të këtij problemi? Një model fi ks reklamash mund t’i largonte njerëzit e varur nga Twitter, dhe të tërhequr nga ideja se është falas e pa reklama. Twitter ka eksperimentuar të bëjë reklama në faqen e tij në Japoni, por s’mund të flasë për planet e të ardhmes. Yarmis e AMR-së beson se reklamat dhe gjobat janë të paevitueshme. Ai mendon se ka ardhur koha që twitter t’i ruajë në fshehtësi shitjet e tij. Me fjalë të tjera, në qoftë se ju nuk doni reklama, duhet të paguani për këtë privilegj ose të pranoni një shërbim më të reduktuar falas.

 

Lajmet e fundit>