Vëzhgim

8 muaj burg për shkak të sulmit ndaj Facebook

Feb 19 2012
0 Shpërndarje
8 muaj burg për shkak të sulmit ndaj Facebook

Këto hakime ndodhën në mes të muajit prill dhe maj, kur Mangham arriti të depërtojë në serverët dhe pothuajse të ndalte rrjetin Facebook. Sidoqoftë, Mangham tregoi që ai kishte dashur që vetëm për të treguar se rrjeti shoqëror Facebook nuk ishte i sigurt. Gjykata nuk e pranoi këtë si të nevojshme për lirim dhe deshi që ky rast të shërbejë si mësim për atë dhe çdokënd tjetër që ka për synim të bëjë hakime.

Natyrisht, ajo që është ironike këtu është që themeluesi i rrjetit Facebook, Mark Zuckerberg kishte marrë frymëzim për të hapur rrjetin Facebook pasi që kishte arritur të hakonte serverët e brendshëm të Universitetit të Harvardit. Por ekziston një simpati për njeriun i cili arriti ta bëjë të njëjtën gjë në Facebook. Rrjeti shoqëror ka thënë që është i kënaqur me rezultatet e rastit. Megjithëse ka ndodhur ky rast, nuk është marrë asnjë e dhënë nga përdoruesit./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>