Lajmet

Më 8 Qershor Microsoft organizon Webinar-in “Microsoft On Security, Trust, Privacy and the GDPR,”

Jun 6 2017
0 Shpërndarje
Bashkohuni me Jack Pineda dhe David Sosty nga Microsoft për të mësuar më shumë rreth të drejtave dhe privatësisë së të dhënave Më 8 Qershor Microsoft organizon Webinar-in “Microsoft On Security, Trust, Privacy and the GDPR,” Photo Source: Microsoft

Ditën e Enjte me datë 8 Qershor 2017 nga ora 11:00 – 12:00 , Microsoft organizon një Webinar me temë: “Microsoft On Security, Trust, Privacy and the GDPR,” ku do të trajtohen çështje si siguria dhe privatësia e të dhënave online.

Bashkohuni me Jack Pineda dhe David Sosty nga Microsoft për të mësuar më shumë rreth të drejtave dhe privatësisë së të dhënave dhe sesi Microsoft mund të ndihmojë organizatën tuaj të avancojë me praktikat tuaja të privatësisë në përputhje të plotë me rregulloren e re GDPR.

Në WeBinar do të dëgjoni:

  • Çfarë është GDPR: aspektet ligjore dhe organizative
  • Akselerimi i GDPR në përputhje me Microsoft
  • Peisazhi i sigurisë kibernetike të Microsoft
  • Si të drejtohen politikat e mbajtjes, zbulimit dhe fshirjes së të dhënave
  • Indentiteti dhe menaxhimi i aksesit në cloud
  • Vendodhja e të dhënave dhe si përdoren të dhënat e konsumatorit nga Microsoft Cloud
  • Kush është partneri juaj që ju mbështet në adoptimin e GDPR?

Pjesëmarrja në Webinar është e lirë. Për të mësuar më shumë rreth reformës Evropiane për mbrotjen e të dhënave ju ftojmë të rregjistroheni në këtë formular online: https://info.microsoft.com/CE-SCRTY-WBNR-FY17-06Jun-08-MicrosoftonSecurityTrustPrivacyandtheGDPR-331483_01Registration-ForminBody.html?utm_source=facebook.com&utm_medium=referral

90% e organizatave të mëdha dhe 74% e bizneseve të vogla kanë qenë shënjestër e thyerjeve të sigurisë në 2015-ën. Në 60% të rasteve janë kompromentuar të dhënat e organizatave në vetëm pak minuta. 74% e bizneseve në mbarë botën priten që të hakohen vitin e ardhshëm. Microsoft është këtu për tju ndihmuar! /PCWorld Albanian

Tags >

Microsoft
Lajmet e fundit>