Analiza

8 rrugë se si ndërmarrjet mund të ndihmojnë komunitetet për softuer të hapur

Apr 3 2011
0 Shpërndarje
8 rrugë se si ndërmarrjet mund të ndihmojnë komunitetet për softuer të hapur

Me më shumë se 1,000 komunitete të softuerit me kod të hapur, sot, ndërmarrjet kanë shumë mundësi kur kërkojnë se ku mund të ndihmojnë. Me potencialin e çdo komuniteti në fushën e teknologjisë, kompanitë e mëdha kanë shumë arsye që të mbajnë kodin e hapur në një gjendje të kënaqshme. Si mund të ndihmojnë ndërmarrjet për të vlerësuar punën e secilit komunitet dhe si të përfshihen? Këtu janë disa këshilla.

Pse kompanitë duhet të kenë kujdes dhe të ndihmojnë?

Kodi i hapur ka një ndikim të drejtpërdrejtë në shumicën e fushave në atë se si jetojmë në një ekonomi të kryesuar nga interneti. Secila ndërmarrje, duke filluar nga Amazon, deri te Google, Twitter, IBM, në Microsoft janë ndikuar në disa mënyra me softuerin me kod të hapur.

Për shembull, kush do të mund të mendonte që ndonjë smartphone do të mund të tejkalonte iPhone-nin në shitje? Sistemi operativ kryesur për smartphone tani është Android, një project me kod të hapur nga Google.

Duke vështruar përgjatë historisë, në vitet 1990, nismat më të mira në ueb ishin softuerë të lire dhe të hapur – Linux, Apache, MySQL, PHP, Perl – që rrënjësisht i zvogëluan çmimet e softuerëve për zhvillim të aplikacioneve në ueb. Çmimet e ulëta mundësuan nisma të mëdha. Ruby on Rails është shembulli më i fundit i softuerit të lirë që gjithashtu zvogëlon shpenzimet për zhvillimin e aplikacioneve për ueb, përgjatë një kuadri të vet të përparuar MVC.

Është e qartë që shumica e bizneseve kryesore janë duke përdorur kod të hapur, edhe nëse janë ose s’janë në dijeni për këtë. Çdo Mac ka të ngjitur për vete kod të hapur. Serverët Linux dhe desktopët janë me kod të hapur. Softueri i celularit Android është me kod të hapur. Madje edhe Microsoft përdor softuer të hapur, edhe pse e sheh atë si një sfidues në prodhimet dhe platformat e veta. A ka ndonjë biznes që e pranon që nuk përdor fare kod të hapur?

Një shembull tjetër është një ofrues i platformave për ngarkim (ang. hosting), Ruby on Rails, që ka punësuar shtatë zhvillues për të punuar në projekte me kod të hapur, përgjatë tërë kohës dhe të përdorin një program me kod të hapur për komunitetin. Arsyeja është që të bëhen këto investime për të siguruar shëndet dhe sukses për komunitetet e Ruby and Rails, komunitetet këto të cilat formojnë bazën e klientëve.

Një nga përfitimet kryesore nga përdorimi i kodit të hapur, brenda organizats tuaj, ose aplikacioneve tuaja është që ju të jeni në gjendje që të rregulloni dhe të përmirësoni këto projekte/librari të shkëmbyera. Këto projekte dhe komunitetet janë rruga kryesore e ndërmarrjes tuaj për ndihmë. Lejoni (përkrahni) zhvilluesit tuaj për t’u marrë me komunitetet e sofuterit të hapur, përgjatë çdo projekti. Ata, dhe kompania juaj, do të marrin dy përfitime kryesore: Ju do të merrni njohuri për brendësinë e projekteve dhe ju do të keni lidhje shoqërore dhe frytdhënëse me zhvilluesit e tjerë dhe ndihmuesit në komunitet. Është e thjesht që të pyesësh një shok për ta zgjidhur një problem. Hapi i parë është që të ndihmojnë në projektet tuaja; mardhëniet me shoqëri dhe me bashkëpunëtorë do të sjellin përfitime.

Çka nëse një komunitet i softuerit të hapur nuk e dëshiron ndihmën dhe bashkëpunimin me ju? Përzgjedhni një project tjetër. Fuqia e vërtetë e kodit të hapur është komuniteti OSS që formohet përgjatë ideve dhe projekteve.

Ndikimi i ndihmës në komunitetet OSS

 Bashkëpunimi i ndërsjelltë në kod të hapur mundëson komunitete me prodhueshmëri të lartë. Janë dy lloje të komuniteteve: Komunitete që kanë një korporatë të madhe si sponzor dhe komunitete që kanë mbështetje jo edhe aq të madhe. Sistemi operativ i celularit Smartphone ose gjuha programuese Java dhe runtime janë shembuj të projekteve OSS që kanë nxitur komunitete të mëdha me përdorues dhe zhvillues dhe kanë pasur sponzorizim.

Komuniteti Ruby është një shembull i projektit me mbështetje të cekët. Nga rreth 20 formuesit e thelbit të projektit, asnjë nga ta nuk është zhvillues gjatë tërë kohës në Ruby. Në fakt, suksesi i kuadrit të uebit Ruby on Rails ishte komuniteti i cili ushqeu kodin me ndihma dhe rriti bazën e gjuhës në Ruby. Gjë e rëndësishme për t’u mbajtur në mend është që komunitetet mund të rriten shpejt dhe të udhëheqin më shumë nisma kur marrin ndihma.

Komunitetet OSS janë një bashkim i shkathtësive dhe i veprimeve në projekte. Një komunitet mund të ketë përdorues mesatarë që u ndihmojnë fillestarëve dhe komuniteti mund të ketë ekspertë që ndihmojnë përdoruesit mesatarë. Një komunitet, pa ndonjë pajtueshmëri në mes të anëtarëve, nuk mund të ketë qasje në edukim dhe ndihmë.

Është një hinkë e rëndësishme brenda komuniteteve OSS që duhet të nxisin: fillestarët që të bëhen mesatarë, të cilët bëhen ekspertë dhe përdoruesit që bëhen zhvillues dhe që bëhen ndihmuesit thelbësorë të projekteve që ndërmerr komuniteti.

Tetë rrugë për të ndihmuar

 Rritja e OSS-it vazhdon vazhdimisht. Platformat e reja, gjuhët e reja dhe kuadrot punuese përkrahin zhvilluesit që të krijojnë dhe të ndihmojnë komunitete OSS përgjatë projeketeve të tyre. Asnjë softuer me kod të hapur nuk do të kishte qenë aq i njohur, pa pasur ndihmë nga kontribuesit.

Ndihmimi i komuniteteve OSS është gjithmonë i mirëseardhur dhe drejton risi dhe përhapje. Ndihmat mund të radhiten në veprimtari prej më të thjeshtave, drejt atyre më të ndërlikuara. Këtu mund të shihni tetë rrugë se si ndërmarrjet mund t’u ndihmojnë komuniteteve të softuerit të hapur:                                                                                                                                                          

  • Raportimi i vrimave në softuer;
  • Përmirësimi i dokumentimit;
  • Ofrimi i dëshmive për softuerët e hapur që ndërmarrja juaj i përdor;
  • Lejimi i stafit që të punojë në aplikacione/librari OSS që ndërmarrja juaj i përdor;
  • Dërgimi i ndryshimeve në OSS te zhvilluesit e atyre projekteve;
  • Mbani takime të përbashkëta për OSS në godinat tuaja;
  • Shkarkoni dhe bëni aplikacione ose librari “open-source”;
  • Lironi komunitetet OSS nga pagesat për softuerë/shërbime./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>