Analiza

8 vite që nga lançimi i iPhone. Sa i “tmerrshëm” që ishte versioni i parë

Jan 12 2015
0 Shpërndarje
8 vite që nga lançimi i iPhone. Sa i “tmerrshëm” që ishte versioni i parë

JobsJanë bërë tetë vite që nga dita kur Steve Jobs zbuloi smartfonin e kompanisë, Apple iPhone. Ishte një mrekulli. Përpara se të shfaqej iPhone, smartfonët kishin vetëm emrin të këtillë dhe asgjë më shumë. Uebsitet e plota ishin të pamundura të aksesoheshin nga këto smartfonë të supozuar, prandaj kompanitë ishin të detyruara të ndërtonin version mobile të dobëta të siteve të tyre.

Por iPhone ndryshoi çdo gjë. Por e gjithë kjo eksperiencë me iPhone-t nuk është krijuar brenda natës. U deshën vite që Apple të shtonte veçori pas veçorie. Po të flasim për standardet që aplikohen ditëve të sotme, iPhone i atëhershëm ishte thjesht i padobishëm. Për të parë sesa larg ka shkuar iPhone krahasuar me tetë vite më parë kemi përgatitur këtë artikull ku kemi bashkangjitur edhe disa imazhe.

Në këtë artikull kemi një mësim të mirë për të gjithë: Njerëzit janë të prirur të gjykojnë mbi disa produkte lidhur me atë çfarë mund të bëjnë dhe çfarë jo, ndërsa nuk marrin në konsideratë përmirësimet dhe sa shpesh janë bërë. Siç na tregon edhe iPhone, është diçka normale për një produkt të fillojë me disa limite dhe më pas të përmirësohet me kalimin e viteve. Edhe me Apple Watch nuk duhet të jemi paragjykues.

Padyshim që iPhone origjinal ishte një mrekulli po ta krahasonim me konkurrentët. Është qesharake po të shohim nga e kaluara dhe të vëremë sesi mungojnë edhe ato veçoritë më bazike në modelin i parë. Telefoni ofronte mbështetje për EDGE dhe 2G, i cili ishte shumë i ngadaltë.

Nuk kishte dyqan aplikacionesh, as Angry Birds, as Instagram, as Candy Crush dhe asgjë zbavitëse. Ajo që i bëjnë telefonët iPhone të kërkueshëm janë aplikacionet. Kur Apple lançoi fillimisht iPhone nuk kishte dyqan aplikacionesh.

Me shumë gjasa duhet ta keni pëlqyer sfondin e zi, sepse ishte e vetmja zgjedhje që kishit. Ju nuk mundeshit ta ndryshonit. U deshën tre vite për Apple të shtonte karakteristikat e kopjimit, prerjes dhe ngjitjes së tekstit (Copy, Cut, Paste).

Përdoruesve u duhej të lidhin iPhone me kompjuteri e tyre gjatë ndezjes së parë në mënyrë që të bëhej funksional. Kjo proçedurë është kryer për pesë vite me radhë.

Tastierat për dërgimin e e-mail-eve dhe mesazheve me tekst nuk mund të përdoreshin në modalitetin tablo. Smartfoni nuk ishte në gjendje të dërgonte imazhe në mesazhet me tekst (SMS). Nuk kishte aplikacioni navigimi. Në fakt vetë Apple pengoi zhvilluesit të krijonin aplikacione të tilla për vite. Kamera ishte 2 Megapixel dhe nuk mund të realizonte video.

Nuk kishte një qendër njoftimesh, kontrolli dhe as asistentin dixhital Siri. Këto janë veçori komplekse por na kujton sesa sa shumë veçori mjaft të rëndësishme mungonin në 2007. Kushtonte 499 dollar për një model 4GB. Nuk kishte kontrata 200 dollarëshe.

Mbase do të pyesni “Çfarë deshët të tregonit me këtë?”. Çdo teknologji kërkon kohë që të marrë formën e duhur. Ndërsa iPhone në fillim ishte një mrekulli, kishte akoma shumë rrugë për të bërë. Prandaj mos harroni që herën tjetër kur një kompani teknologjike të publikojë një produkt të ri. Duhet të keni në konsideratë vizionin, sepse versioni i parë është vetëm fillimi i një produkti që mund të rezultojë mjaft i suksesshëm. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>