Lajmet

8 vjeçari shpenzon 1460 $ në një lojë në iPad

Mar 16 2013
0 Shpërndarje
8 vjeçari shpenzon 1460 $ në një lojë në iPad

Ky incidenti është më i fundit në një seri incidentesh ku fëmijët lihen të pakontrolluar për të shpenzuar shuma parash të vërteta në lojëra. Ky incident i përket 8 vjeçarit Theo Rowland-Fry nga qyteti Bristol i Anglisë, i cili me sa duket është një fans i The Simpsons dhe pëlqen të luajë një lojë në iPad i cili është i bazuar në emisionin e famshëm.

Aplikacioni është shumë i famshëm në App Store dhe Google Play dhe është i ofruar nga EA Mobile. Duke luajtur për javë të tëra, fëmija i vogël shpenzoi 1460 dollarë duke blerë objekte të ndryshme në lojë. Babai i tij tha se ai kishte bërë mbi 100 blerje në iTunes të cilat varionin në 1 deri në 75 paund, duke shtuar se ata nuk kishin marrë asnjë e-mail për këto blerje.

Normalisht që prindërit nuk mund ta fajësonin fëmijën e tyre pasi siç tha ai: “Theo është vetëm 8 vjeç dhe nuk e ka konceptin e vlerës monetare”.

Me sa duket Apple e simpatizoi këtë çështje dhe vendosi t’iu kthente paratë në shumën e tyre të plotë.

Edhe pse kompania ofron një kontroll prindëror për aplikacionet e veta, incidente të tilla vazhdojnë të ndodhin dhe shumë njerëz pyesin veten se si kjo është e mundur.

Deri kur do vazhdojnë këto probleme pasi prindërit nuk e kuptojnë rëndësinë e vendosjes së kufizimeve ndaj fëmijëve të tyre dhe preferojnë të luajnë të paditurin pas eventeve duke pritur që kompanitë tu rikthejnë lekët. (PCWorld Albanian)

The Simpsons

Lajmet e fundit>