Siguri

80% e përdoruesve ende kanë versione të rrezikuara të Flash dhe Acrobat

Aug 26 2009
0 Shpërndarje
80% e përdoruesve ende kanë versione të rrezikuara të Flash dhe Acrobat

Sipas një hulumtimi të publikuar nga Trusteer, 75.9 % e 2.5 milion përdoruesve të shërbimit të tyre të raportit të sigurisë, kanë pasur një version ende të lëndueshëm të Adobe Flash dhe 83.5 % kanë pasur një version të lëndueshëm të Acrobat.

“Dy javë pasi Adobe ka lëshuar arnimin kritik për Flash dhe Acrobat Reader, hulumtimet tona tregojnë se pothuajse 80% e përdoruesve të internetit ende janë të rrezikuar. Kjo është vrima më e madhe e sigurisë në internetin e ditëve të sotme dhe dështimi i Adobe për t’iu adresuar kësaj çështje në kohën e duhur është vërtetë diçka për tu shqetësuar” shkroi Trusteer në raportin e saj.

Trusteer ishte shumë kritikë mbi mekanizimin e përditësimit të Adobe, duke thënë se gjersa faqja e Adobe Flash ka identifikuar makinat që nuk ishin duke funksionuar me versionin më të fundit të Flash, ajo dështoi të paraqes një paralajmërim se sistemi është në rrezik dhe “nuk ka paraqitur lajmërimin urgjent për instalimin e përditësimit”.

Lajmet e fundit>