Lajmet

Nintendo do të sjellë tre lojëra të reja mobile në Android dhe iOS në 2017

Dec 26 2016
0 Shpërndarje
Nintendo do të sjellë tre lojëra të reja mobile në Android dhe iOS në 2017

28982823163_7974dd5a6e_h-100700486-largeNdërsa përdoruesit Android akoma po presin mundësinë për të luajtur lojën, Super Mario Run në App Store ka arritur majat duke thyer rekorde shkarkimi. Andaj nuk është surprizë të mësojmë se Nintendo do të sjellë më shumë lojëra të tilla.

Në një intervistë për gazetën japoneze Kyoto NP, Presidenti i Nintendo Tatsumi Kimishima zbuloi se Super Mario Run është vetëm fillimi i një strategjie të gjërë në lojërat mobile.

Kompnia planifikon të sjellë tre lojëra të reja vitin e ardhshëm në platfomat mobile. Raportohet se një prej këtyre titujve do të jetë Fire Emblem dhe Animal Crossing.

Kimishiam nuk dha informacione se kur këto lojëra do të debutojnë në Play Store dhe Appe Store por Nintendo ka njoftuar prej kohësh se është duke punuar për Super Mario Run në Android.

Në App Store ka shënuar 50 milion dollar vetëm javën e parë dhe është loja më e shkarkuar në App Store në 7 ditë. Megjithatë çmimi prej 10 dollarësh është parë si formula e cila ka larguar shumë përdorues. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>