Analiza

85.1% e cicërimave nuk përmbajnë linka apo fotografi!

Jun 2 2011
0 Shpërndarje
85.1% e cicërimave nuk përmbajnë linka apo fotografi!

Kompania Sysomos, e cila monitoron rrjetet sociale, ka vendosur që të kuptojë sesa shpesh përdoruesit përfshijnë fotografi në cicërimat e tyre, dhe cilin shërbim përdorin për këto fotografie, dhe në bazë të rezultateve shumica e cicërimave janë bëhen pa përfshirjen e fotografive. 

Prej të gjitha cicërimave prej datës 30 maj, 85.1% ishin pa asnjë link, 13.6 për qind kishin një link dhe 1.25 për qind një link të lidhur me një fotografi tek një shërbim për shkëmbim të fotografive. “Në një ditë të ngarkuar, Twitter pranon rreth 170 milion cicërima, 1.25 % do të thotë 2.125 milion cicërima në ditë me linka drejt fotografive prej shërbimeve të palëve të treta” thot Sysomos.

E sa i përket vet shërbimit, Sysomoso ka gjetur se Twtpic ishte më i popullarizuari me 45.7%, pas tij Yfrog me 28.3%, Lockerz me 17.4% dhe Instagram me 5.2%. Flickr arriti në vetëm 2.1% të pjesëmarrjes me fotografi të shkëmbyera gjatë ditës në Twitter.

Shikoni këto grafika për të pasur një pasqyrë më të qartë mbi aktivitetet e ndërlidhura me fotografi në Twitter. 

Lajmet e fundit>