Harduer

87% e botuesve amerikanë të revistave dhe gazetave kanë një iPad App

Dec 19 2012
0 Shpërndarje
87% e botuesve amerikanë të revistave dhe gazetave kanë një iPad App

17APPLE-articleLarge Një studim i ri nga Alliance for Audited Media (ish-Audit Bureau of Circulations) thotë se bizneset e botuesve të revistave dhe gazetave po shndërrohen gradualisht në fitimprurëse.

The Alliance for Audited Media intervistoi 210 botues amerikanë, për studimin e saj të katërt vjetor për praktikat dixhitale.

Nga studimi i kryer rezulton se 87% e botuesve amerikanë të revistave dhe gazetave kanë një iPad app. Ndërkohë që 63% e tyre thonë se “tabletët janë kanali më i rëndësishëm për botimet e tyre në të ardhmen”.

Në këtë përqindje bëjnë pjesë sidomos ata botues që i shohin pajisjet mobile si të rëndësishme për të ardhmen dixhitale të publikimeve të tyre.

iPad mbetet më popullor në shpërndarjen e publikimeve. 87 për qind e botuesve të anketuar kanë iPad Apps, 85 për qind kanë iPhone Apps dhe 75 përqind kanë Android Apps.

20 përqind e botuesve të anketuar vlerësojnë se produktet e tyre dixhitale (faqet e internetit dhe mediat shoqërore) do të përbëjnë të paktën 25 për qind të të ardhurave nga reklamat në vitin 2014, nga 4 për qind që është tani. (PCWorld Albanian)iPad app

Tags >

ipad
Lajmet e fundit>