Lajmet

9 milionë porosi për Galaxy S III

May 19 2012
0 Shpërndarje
9 milionë porosi për Galaxy S III

E përditshmja jugkoreane “Korea Economic Daily”, duke u thirrur në burimet e veta të sigurta, raportoi ditën e premtë se kompania Samsung Electronics tashmë ka marrë rreth 9 milionë porosi për gjeneratën e tretë të smartfonëve Galaxy S nga më tepër se 100 bartës celularësh nga mbarë bota.

Samsung mposhti Apple për t’u bërë kështu prodhuesi më i madh i pajisjeve smartfonë në çerekun e parë të vitit 2012, dhe atë falë pajisjeve të saja Galaxy që operojnë me sistemin operativ Android.

Gazeta duke cituar një zyrtar anonim të Samsung, tha se fabrika e prodhimit të smartfonëve në Korenë Jugore është duke prodhuar me kapacitet të plotë prej 5 milionë njësish në muaj. Por, zyrtarët për informim të Samsung edhe pse të kontaktuar nga gazeta nuk deshën të prononcohen zyrtarisht rreth këtij njoftimi.

Gjatë muajit të kaluar, Samsung tha që smartfoni i ri Galaxy S III do të “kontribuojë shumë” në të ardhurat e ndërmarrjes gjatë çerekut të dytë të vitit 2012. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>