Harduer

9 objekte të pabesueshme që provojnë se printerët 3D ja vlejnë me të vërtetë

Apr 27 2013
0 Shpërndarje
9 objekte të pabesueshme që provojnë se printerët 3D ja vlejnë me të vërtetë

Në qoftë se keni një printer 3D dhe sigurisht pak imagjinatë mund të realizoni çfarë të dëshironi.

Këto makineri janë shumë të kushtueshme dhe nuk mund të sigurohen nga kushdo, por adoptuesit e parë të tyre kanë realizuar disa objekte shumë interesante që i ekspozuan në Ekspozitën e Printimit 3D në New York.

Printeri 3D “the Cubify” i 3D System do të ishte një pajisje shtëpiake e adhurueshme. Nga këndvështrimi i dizajnit ajo ngjan me një makinë të vogël qepëse.

Kompania po përdor makineritë e veta (jo vetëm Cubify) për të krijuar disa produkte të këndshme si këpucë me platformë, çantë të vogël në formë kulete, apo rrip pantallonash ashtu si mund ti shihni në imazhet e mëposhtme.

Kjo nuk është një Fender origjinale, por është thjesht një kitare e prodhuar me printer 3D. Dizajni është me të vërtetë i shkëlqyer.

Është e vërtetë që me printerët 3D prodhohen shpesh objekte aspak funksionale, por një hapëse për shishet e verës do të ishte me të vërtetë e nevojshme.

Form Labs paraqiti një set shahu fantastik. Guri që shihni në foto është i kuruar deri në detajin më të vogël, madje po të shihni me vëmendje ka edhe shkallë spirale në brendësi.

A nuk duket kjo si një vazo e krijuar me dorë? Në të vërtetë ajo është e printuar.

A do të jetë e ardhmja me printerë 3D

Bustet e mëposhtme duke përfshirë edhe atë të Tom Hanks janë krijuar me makinerinë MCor, e cila printon letër të përdorur.

Byzylykët e dorës janë me të vërtetë shumë të përdorshme. E bukura e printimit 3D qëndron pikërisht tek avancimi i teknologjisë që po mundëson përmirësimin e dizajnit duke ofruar gjithnjë e më tepër produkte që nuk dallojnë aspak sikur janë krijuar me printer 3D. (PCWorld Albanian)

printer 3d

Tags >

printer
Lajmet e fundit>