Blog

9 vite më parë u përfundua blloku i parë i blockchain-it të bitcoin

Jan 3 2018
0 Shpërndarje
Më 31 Tetor të vitit të kaluar komuniteti festoi datëlindjen e 9-të që kur personazhi misterioz Satoshi Nakamoto publikoi hulumtimin e tij për bitcoin. 9 vite më parë u përfundua blloku i parë i blockchain-it të bitcoin

Sot shënohen 9 vite që kur monedha kriptografike bitcoin mori jetë. Më 3 Janar 2009 ishte dita kur blloku i parë i rrjetit blockchain të bitcoin i njohur edhe si blloku #0, filloi të ndërtohej.

Transaksioni i parë ishte kryesor në orën 18:15 të asaj dite dhe përfundimi i këtij blloku shpërbleu me 50 bitcoin minerat që sot vlejnë plot 739,312 dollar.

U deshën gjashtë ditë të tjera për të përfunduar bllokun e parë më 9 Janar 2009.

Që atëherë janë përfunduar gjysmë milioni blloqe dhe në këto momente që shkruajmë është përfunduar blloku 502379.

Me rritjen e vlerës së bitcoin edhe shpërblimi për blloqet ka ranë krahasuar me bllokun e parë në 12.5 bitcoin.

Ende sot 12.5 bitcoin kanë shumë më tepër vlerë sesa 50 bitcoin kur filloi rrugëtimin monedha kriptografike.

Më 31 Tetor të vitit të kaluar komuniteti festoi datëlindjen e 9-të që kur personazhi misterioz Satoshi Nakamoto publikoi hulumtimin e tij për bitcoin.

Sot bitcoin është monedha më me vlerë dhe ka një vlerë tregu prej 250 milion dollarësh. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>