Vëzhgim

90% e njerëzve nuk dinë të përdorin Ctrl+F

Aug 20 2011
0 Shpërndarje
90% e njerëzve nuk dinë të përdorin Ctrl+F

Ctrl+F (nëse jeni në mesin e këtyre 90% të njerëzve që nuk e dinë se çka është, përdoret për të kërkuar gjëra në një faqe) është pjesë thelbësore e pëdorimit të kompjuterit. Ne mendojmë se njerëzit i dinë këto gjëra, por në fakte shumë të tillë nuk i dinë. Tani është interesant të ceket se mund të hamendemi për të ditur se cilat gjëra të tjera nuk i dinë njerëzit dhe ndoshta shumë prej gjërave që kanë të bëjnë me siguri.

Në fakt, sipas rrugës që po shkon interneti, mund të fillojë të akuzojë njerëzit që të bëjnë “testin për lundrim në internet” përpara se ata të shkojnë online, ngjashëm me atë se si njerëzit duhet të kalojnë testin e vozitjes, përpara se të vozisin nëpër rrugë. Kjo gjë mund të tingëllojë si absurde, por shumë njerëz nuk i dinë disa gjëra elementare, megjithëse kalojnë një kohë të gjatë pranë kompjuterit.

Programet si “A Google a Day” janë të dizajnuar që t’iu ndihmojnë njerëzve për mprehje të shakthtësive të tyre online dhe për t’i ndihmuar Google-it që ta kuptojë se si njerëzit kërkojnë informacione. Pas të gjitha këtyre, Google, Bing dhe Yahoo mund të zgjedhin se si t’i formulojnë punët e produkteve të tyre për t’i ndihmuar njerëzit./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>