Biznes

900 shkrimtarë kundërshtojnë taktikat e shitjes së librave nga Amazon

Jul 27 2014
0 Shpërndarje
900 shkrimtarë kundërshtojnë taktikat e shitjes së librave nga Amazon

amazon-box-logo-stock-3_1020.0_standard_640.0Rreth 900 shkrimtarë, duke përfshirë Stephen King, John Grishman, Jennifer Egan dhe Donna Tartt, kanë nënshkruar një letër që kundërshton taktikat “agresive” që Amazon ka qenë duke i përdorur për të marrë ndihmë rreth publikuesit të librave, Hachette, raporton Guardian. Si pjesë e asaj që duket të jetë një përpjekje për të ri-negociuar ndarjen e fitimeve në shitjet e librave elektronikë në favor të vetin, Amazon me sukses ka filluar që t’i dekurajojë blerësit e vet nga blerja e librave të Hachette duke mos ofruar opsione të porositjes paraprake dhe duke e shtyrë kohën e bartjes së librave deri në disa javë gjatë disa rasteve. Teksa kjo është në mënyrë të qartë duke e dëmtuar Hachette-in, janë duke dëmtuar edhe autorët, të cilët përndryshe mund të shohin honorarë më thelbësorë përgjatë shitjeve të librave. Grindja është duke u zhvilluar për mbi dy muaj.

“Ne nuk jemi kundër Amazon-it si kompani – ne do të donim që ajo të na i shes librat, të jetë fitimprurëse dhe e suksesshme,” tregoi autori i librave trilerë dhe organizatori i letrës, Douglas Preston për Guardian. “Ajo që kundërshtojmë është dëmtimi i autorëve të cilët nuk kanë asgjë të bëjnë me këtë konflikt për të fituar ndihmë.” Letra, që kundërshton atë që Preston e quan “sjellje e rrugaçëve” ende nuk është publike. Preston synon që ta publikojë atë si reklamë në New Yor Times, ndonëse nuk është treguar ndonjë datë se kur mund të bëhet kjo gjë.

Amazon tashmë i është përgjigjur letrës që ende nuk është publikuar të Preston-it me një deklaratë shumë agresive duke e quajtur atë “të titulluar” dhe “oportunist” në një përpjekje për ta zhvlerësua atë. Amazon po ashtu thotë që është në fakt në anë të lexuesve sepse është duke bërë përpjekje për të zbritur çmimin e librave elektronikë. “Lexuesit në mënyrë të qartë kanë shprehur një preferencë për librat elektronikë me çmim më të vogël se sa 10 $,” thotë Amazon. “Madje edhe katër vite më parë kur lexuesit e shprehën një parapëlqim të tillë, Zt. Preston u përgjigj duke thënë publikisht, “Përshtypja e titullimit të konsumatorit amerikan është absolutisht mahnitëse.” Është mjaft e qartë që Zt. Preston është ai që ndjehet i titulluar. Dhe ajo që është “tronditëse” është që ai mendon që lexuesit nuk do ta njohin një oportunist i cili kërkon mbështetjen e lexuesve teksa punon në formë aktive kundër interesave të tyre.”

Autorë të shumtë dhe të profilit të lartë që e kanë nënshkruar letrën kanë bërë diçka që Amazon nuk do të mund ta injorojë, por duket e pamundur që ta bëjë gjigantin e shitjeve online që të tërhiqet, në veçanti pas reagimit të vet të fuqishëm. Amazon nuk ka shfaqur shenja të lëshimit dhe siç tregon Guardian, marrëveshja përfundimtare që është goditur këtu me gjasë do të theksojë se si gjërat shkojnë përpara për tërë industrinë. Kjo i bën piketat mjaft të larta për të dyja anët, në veçanti për publikuesit. Ata nuk mund të jetojnë të lumtur pa Amazon, por gjërat nuk do të jenë mirë për ta me Amazon dhe kushtet e këqija të shitjeve. (PCWorld Albanian)

Tags >

Amazon
Lajmet e fundit>