Analiza

92% e konsumatorëve të Apple janë besnikë të iPhone

May 24 2017
0 Shpërndarje
Sipas një ankete të Morgan Stanley, 92% të pronarëve të iPhone të cilët duan të blejnë një telefon tjetër zgjedhin një iPhone. Samsung i cili vjen në vendin e dytë është shumë larg. 92% e konsumatorëve të Apple janë besnikë të iPhone Photo Source: Statista/DigitalTrends

Përdoruesit e Apple janë të pabesueshëm për besnikërinë që kanë. Ndërsa shumë kompani e vuajnë këtë fakt, Apple padyshim është më e mira në mbajtjen e konsumatorëve.

Sipas një ankete të Morgan Stanley, 92% të pronarëve të iPhone të cilët duan të blejnë një telefon tjetër zgjedhin një iPhone. Samsung i cili vjen në vendin e dytë është shumë larg.

Vetëm 77% e përdoruesve i kanë premtuar besnikëri prodhuesit Korean. Me këtë kuptojmë se marka Galaxy nuk inspiron të njëjtin nivel devotshmërie si iPhone.

Vendin e tretë dhe të katërt e zënë LG dhe Motorola ku vetëm 59% dhe 56% e konsumatorëve janë besnikë ndërsa Nokia nuk ka një reputacion fare të mirë tek konsumarotë me vetëm 42% besnikë. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>