Lajmet

96 % e shkollave në SHBA do të preken nga humbja e mbështetjes për Windows XP

Sep 14 2013
0 Shpërndarje
96 % e shkollave në SHBA do të preken nga humbja e mbështetjes për Windows XP

Windows-in-SchoolsMicrosoft-i ka bërë shumë paralajmërime në vitet e kaluara që mbështetja e kompanisë zyrtare për Windows XP do të përfundojë më 8 prill 2014.

Sistemi operativ që është lëshuar para 12 viteve ende është duke u përdorur nga disa biznese dhe organizata të mëdha, duke përfshirë shkollat. Tani ndërmarrja që ofron shërbimin me anti-virus AVAST thotë që shumica e shkollave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të preken nga largimi i mbështetjes për Windows XP.

Në një postim të fundit në blog, AVAST thotë që ka kryer një studim të “164 institucioneve edukative” në SHBA në korrik dhe thotë që 96 për qind e tyre “janë me më tepër gjasa për t’u ballafaquar me një krizë madhore teknologjike” kur të vij data 8 prill 2014.

Blogu thotë që çmimi i përditësimeve softuerike dhe harduerike nga Windows XP do t’iu kushtonin shkollave mijëra ose qindra mijëra dollarë.

AVAST është duke përdorur rezultatet e këtij studimi për të promovuar programin e vet për Edukim të Lirë, që thotë se ofron mbrojtje pa pagesë për 2.8 milionë kompjuterë që mbulojnë 1,800 organizata të edukimit.

Derisa blogu është një reklamë e madhe për shërbimet e AVAST-it, ai tregon që shumë sisteme shkollore në mbarë botën janë ende duke përdorur Windows XP.

Këto shkolla mund të mos i kenë paratë ose burimet për të përditësuar sistemet e tyre operative përpara datës së largimit të mbështetjes për Windows XP. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>