Lajmet

99.9% e malware-ve të reja targetojnë telefonët Android

May 24 2013
0 Shpërndarje
99.9% e malware-ve të reja targetojnë telefonët Android

Android është jo vetëm sistemi operativ më popullor dhe më i përdorur në botë, por njëkohësisht ai po shndërrohet në qendrën e shënjestrës së malware-ve.

Kjo nuk ishte diçka e re në botën e teknologjisë së muajve të fundit, por problemi qëndron tek fakti se ky konstatim po përkeqësohet gjithmonë e më tepër. 99.9% e malware-ve të reja që janë identifikuar në tremujorin e parë të vitit 2013 janë projektuar për të sulmuar telefonët Android.

Të dhënat vijnë nga një raport i realizuar së fundmi nga firma e sigurisëKaspersky Lab.

Pjesa më e madhe e këtyre mjeteve dashakeqëse janë viruset e tipit Trojan, i cili përdoret edhe në instanca më të larta (për shembull, për të targetuar aktivistët tibetianë). Nuk mbeten prapa as Trojanët SMS, të cilët synojnë të vjedhin para përmes dërgimit të mesazheve të paautorizuara.

Ato përbëjnë rreth 63% të të gjitha sulmeve (infektimeve). Përveç kësaj, kërkuesit në Kaspersky raportuan një rritje drastike të “mobile malware”. Vetëm gjatë tre muajve të parë të 2013-s, firma ka identifikuar pothuajse sa gjysma e gjitha malware-ve të identifikuar gjatë gjithë vitit 2012.

Pjesa më e madhe e sulmeve kanë ardhur si rezultat i klikimit të linqeve të jashtme nga përdoruesit, për shembull ofertat që iu vijnë më e-mail. Ku jeton pjesa më e madhe e malware-ve? Top tre shtetet përfshijnë SHBA (25%), Rusi (19%) dhe Holandë (14%). (PCWorld Albanian)

android mobile viruses

Lajmet e fundit>