Lajmet

A dëshironi një adresë e-maili NSA.org: Do të kushtojë 100 $

Sep 17 2013
0 Shpërndarje
A dëshironi një adresë e-maili NSA.org: Do të kushtojë 100 $

Nëse keni dashur që të merrni një adresë e-mail që do të ju bënte të dukeshit si një spiun, kjo është dita juaj me fat (duke supozuar që e plotësoni kushtin që të keni para të mjaftueshme sa për ta plotësuar këtë dëshirë).

Tani mund ta merrni një të tillë (NSA.org për) 100 dollarë. Poseduesi i domeinit NSA.org është duke bërë shitjen e e-mail adresave dhe nëndomeinëve (për shembull, emrijuaj.nsa.org) për çdokënd që dëshiron të paguajë 100 dollarë, të cilin çmim ai e quan një “çmim të lirë”.

Njeriu prapa kësaj faqe, Chris Fisher, është një këshilltar 40 vjeçar në sektorin e IT-së, i cili e regjistroi këtë domein në vitin 1995, për shkak se ai ishte përfshirë në skenën e hakimit dhe “ishte një domein argëtues për irc (protokoll për biseda në internet) për biseda të kota dhe frikësime ndaj hakerëve kundërshtarë” tregoi ai për Mashable nëpërmjet e-mailit. Në atë kohë, pasi që ishin lirë, tha ai, ai kishte grumbulluar shumë emra të domeinëve. Fisher thotë që ai ka regjistruar madje edhe emrin një restoranti të famshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tacobell.com.

Që atëherë, ai e ka mbajtur domeinin dhe madje ka refuzuar disa oferta të disa njerëzve që kanë dashur ta blejnë atë. Fisher mohoi të cekë se nga kush ka marrë oferta, duke thënë që ai shumicën e ofertave kanë ardhur nga organizatat jofitimprurëse, ndonëse “njëra nga ofertat më të larta që unë kam marrë ishte nga Shoqata Kombëtare e Duhanpirësve (National Smokers Association)”- tha ai.

Ai tani është duke shitur adresa e-maili NSA.org për të bërë disa para dhe për të marrë përparësi nga fama e papritur e NSA-së, falë Edward Snowden dhe dokumenteve e tij të lëshuara. “Pasi që jam duke e marrë një pushim nga konsultimi, unë e kuptova që do të ishte një burim i mirë i të ardhurave duke jetuar në Oregonin me çmim shumë të ulëta,” tha ai. Fisher tha po ashtu që ai ka qenë në bisedime me WikiLeaks. “Ne mund të bëjmë diçka së bashku,” shkroi ai në një e-mail për Mashable, por mohoi të flas saktësisht se për çfarë ishin planet. “Unë personalisht e ndjej që do të ishte gjë madhore që të kem dokumente që vijnë nga domeini,” tha ai,” duke shtuar që ai madje mund të bëjë diçka po ashtu me grupin për avokaturë në internet, “Lufto për të Ardhmen”.

Një kërkim i shpejt me Wayback Machine të Internet Archive tregon që uebfaqja nuk ka pasur kurrë ndonjë funksion shumë të veçantë. Për shumicën e vitit 2007, për shembull, e tëra që do të mund të shihnit do të ishte një yll i madh. Dhe, përpara kësaj, faqja ishte një parodi me kritika për NSA-në. Nëse jeni duke pyetur veten nëse duhet ta merrni apo jo një e-mail adresë NSA.org, Fisher e ka vendosur një faqe me përgjigje për pyetjet e shpeshta dhe pikërisht aty mund të gjeni përgjigjen për atë pyetje. “Pse duhet të ju jap para?” thuhet në pyetje. “Sepse je i vetmi.” (PCWorld Albanian)

nsa-org-email-address

Tags >

emailNSA
Lajmet e fundit>