Analiza

A do ndërronit një telefon Android me një iPhone? Atëherë ja ku e keni shansin

Mar 17 2015
0 Shpërndarje
A do ndërronit një telefon Android me një iPhone? Atëherë ja ku e keni shansin

949f9f4f28e206b78dfb3e5bc7d97fc3ccef6821Sipas një raporti të ri nga 9to5Mac, kompania Apple së shpejti do të bëjë përpjekjen e saj ‘gjigande’ për të fituar terren tek përdoruesit Android. Kjo do të ndodhë në sajë të një programi promocioni tregtar që do të aplikojë Apple, sipas të cilët përdoruesit e një pajisje Android do të kenë mundësi ta ndërrojnë atë me një të kompanisë Apple. Ky program do të ofrohet vetëm në pikat e shitjes zyrtare të Apple. Ky është një lajm shumë i rëndësishëm pasi është hera e parë që ky program shkëmbimi dhe riciklimi do të pranojë dhe smartfonat që nuk i përkasin Apple.

Kjo do të funksionojë në të njëjtën mënyrë që ka funksionuar deri më tani me smartfonat Apple. Stafi i kompanisë do të bëjë vlerësimin e smartfonit tuaj Android bazuar në gjendjen e tij. Pas kësaj klientit i ofrohet një kartë dhuratë vlera e së cilës vendoset në bazë të vlerësimit të kryer. Theksohet se smartfonët që dorëzohen duhet të jenë në gjendje funksionale. Nëqoftëse smartfoni juaj është në gjendje shumë të keqe, me mirë shiteni atë në eBay, Amazon, Craiglist etj.

9to5Mac deklaron se punonjësit në dyqanet e Apple do ti ndihmojnë përdoruesit Android të transferojnë kontaktet e tyre nga telefoni i vjetër në iPhonin e ri, por edhe përmbajtjet e tyre të rëndësishme si foto, dokumente etj. Trajnimet e punonjësve për këtë program do të fillojnë brenda kësaj jave. Apple ka lancuar dhe një guidë të dizenjuar për të ndihmuar përdoruesit Android gjatë ndërrimit të telefonit të tyre Android me një iPhone, Kjo guidë tregon hap pas hapi se si mund të transferohen të dhënat e përdoruesit në iPhone. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>