Siguri

A do të bllokojë Microsoft tregun e sigurisë për PC?

Apr 30 2009
0 Shpërndarje
A do të bllokojë Microsoft tregun e sigurisë për PC?

altMicrosoft planifikon të ofrojë një antivirus falas, i emëruar me pseudonimin “Morro”. Kjo pritet të ndodhë në gjysmën e dytë të vitit, kur kompania planifikon të heqë nga shitja Windows Live One-Care. Megjithatë, klientët e kujdesshëm mund të duan të mbajnë akoma programet e tjera antivirus, duke pasur parasysh eksperiencat e mëparshme të Microfoft me aplikacionet antivirus.

 

Në vitin 1993, në versionet 6.0 deri te 6.22 të sistemit operativ MS-DOS, Microsoft ofroi një antivirus falas të quajtur Central Point Anti-Virus, i riemëruar Microsoft Anti-Virus. Djetë vjet më vonë Microsoft filloi të blerë kompani që merreshin me antispyware dhe antivirus. Në vitin 2005 versioni i parë beta i Windows live OneCare ju paraqit publikut. I publikuar si një produkt i vetëm sigurie në maj 2006, OneCare përmbante një motor antivirus GeCAD, që e kish blerë në vitin 2003, Microsoft Windows Defender antispyware dhe Windows firewall, plus veglave për diagnostifikimin e sistemit, back up dhe një home-networking monitor.

OneCare dukej më pak si një suitë, se sa si një ripaketim i ca veglave falas që mund t’i gjeje që më parë falas. Klientët paguanin 50 dollarë vetëm për përmirësimin e listës të firmave të viruseve. OneCare detyroi ndryshime në tregun dhe komunitetin e antiviruseve.
McAfee u përgjigj nga fundi i vitit 2006 me McAfee total Protection system, një suitë që ofronte monitorim të rrjeteve të vogla dhe një version të përmirësuar të McAfee Internet Suite. Një vit më pas, Symantec prezantoi Norton 360, një produkt më i unifikuar, që i shtonte dhe online backup aplikacionit Norton Internet Security. Megjithatë, në vitin 2007, Andreas Clementi, i AV-Comparatives.org, shkruante se One Care nuk arriti të përmbushte kërkesat minimale për të marrë pjesë në organizatën e tij të testimit të antiviruseve.

“Pranimi i këtij produkti në testimet e këtij viti duhet të rivlerësohet”, është shprehur. Performaca është përmirësuar. Microsoft punësoi Vincent Gullotto nga McAfee për të drejtuar sektorin Security Research and Response team. Më pas këtij emri ju shtuan dhe të tjerë ekspertë nga shitës të mëdhenj antivirusesh. Në testin e kohëve të fundit AV-Comparatives.org On Demand scanning, OneCare 2.5 mori të njëjtat rezultate me VirusScan Plus 2008 të McAfee.

Megjithatë, jo gjithçka është e përsosur. Në maj 2008 OneCare ngatërroi Skype, një aplikacion i njohur VoiP, si adware, një detaj ky shumë qesharak.
Microsoft nuk arriti të dominonte komunitetin e antiviruseve, siç kishin frikë të gjithë, megjithatë llogaritet se kompania ka rreth 2% të tregut botëror të antiviruseve. Në njoftimin zyrtar për Morro, Microsoft thekson se “kjo ofertë e re pa kosto, do të na japë aftësinë për të mbrojtur një numër akoma më të madh konsumatorësh, në mënyrë të veçantë në tregjet ku rritja i shitjeve të PC-ve të reja konkurrohet vetëm nga numri gjithnjë në rritje i malware”.
Microsoft thotë se Morro nuk do të ketë gjithë tiparet e OneCare, siç janë mjetet diagnostikuese dhe për backup.
Morro do të mbrojë desktopët nga viruset, spyware, rootkits dhe Trojanët, por nuk dihet nëse shpërndarja e aplikacionit do të bëhet përmes Windows Updates apo e inkorporuar me sistemin e ri operativ Windows 7.

Mungesë keqdashjeje
Microsoft jep aktualisht një vegël Malicious Software Removal, me përmirësime të përmuajshme, megjithëse shumica e përdoruesve nuk e dinë këtë. Vegla ka shënjestruar rreziqe specifike dhe ka dhënë rezultate në pastrim. Në vitin 2008 ekspertët konkluduan se edhe nëse Morro provohet të jetë një aplikacion shumë i mirë antivirus, nuk do të dëmtojë aspak shitësit komercialë të aplikacioneve të tjera të ngjashme. Windows Defender, një program antispyware, një ripaketim i versionit të Giant AntiSpyware, që Microsoft e bleu në nëntor 2004, ka qenë ofruar për shkarkim që nga viti 2005 dhe vjen i paketuar me shumicën e versioneve të Windows, aktualisht në treg. Windows Defender është akoma një nga aplikacionet më të rëndësishme që mund të shkarkohen, por jo sepse Microsoft arriti të prishë tregun.

Nga ana tjetër, kompanitë e antiviruseve blenë lojtarët e tjerë të vegjël të mbetur në treg. Windows Firewall, i njohur më parë si Internet Connection Firewall, është një vegël tjetër falas nga Microsoft. Megjithse është më mirë se sa hiç fare, arrin të bllokojë vetëm trafikun nga jashtë drejt kompjuterit. Kurse te Vista arrin të bllokojë trafikun në të dy krahët, por ky tipar është zakonisht i fikur në konfigurimin fillestar.
Shumë njerëz i shohin më të lehtë në përdorim dhe më e fektivë, aplikacionet firewall falas, nga Comodo dhe Zone-Alarm. Windows Defender dhe Windows Firewall nuk kanë shfaqur paketime komerciale.
A ka mundësi që një produkt tjetër antivirus nga Microsoft të ketë një të ardhme të ndryshme? Për 8 vjet, shitësit e antiviruseve kanë bashkëjetuar me versionet falas të AVG. Nëse produkti i Microsoft shtyn dhe kompani të tjera të ofrojnë versione falas të antiviruseve të tyre, nuk do ishte gjë e keqe.

 

PCWord.al: A i duhet internetit një forcë e posaçme policore? Shiko ç’thonë ekspertët në find.pcworld.com/62129. Mëso gjithashtu se si të shmangësh malware nga rrjetet sociale, në find.pcworld.com/62128.
 

Lajmet e fundit>