Lajmet

A do të jetë Siri i iOS 6 i disponueshëm për iPad?

Jun 6 2012
0 Shpërndarje
A do të jetë Siri i iOS 6 i disponueshëm për iPad?

Siri thuhet se do të jetë i disponueshëm edhe për ekranin e madh këtë vjeshtë. Thashethemet tregojnë se karakteristikat e iOS 6 do të sjellin Siri edhe në iPad, kjo sipas një raporti nga 9to5Mac.

Siri, në madhësinë e tabletës, pritet të lançohet këtë vjeshtë. iPhone 4S do t’i zgjerojë shërbimet e veta në iPad, duke hequr komandat telefonike. Muzika, iMessage, kalendari, shënimet, moti, hartat, email, numëratori dhe shumë gjëra të tjera do të jenë të disponueshme.

Kur brezi i tretë i iPad do të dalë në treg marsin e ardhshëm do të ketë edhe këtë funksion. Thjesht shtypni butonin e mikrofonit dhe flisni. Nuk iu përgjigjet pyetjeve, merr informacione apo thotë barcoleta si Siri, por është klasifikuar si hapi i ardhshëm në drejtim të integrimit të inteligjencës artificiale në modelet e së ardhmes.

iPad ka një ekran prej 9.7 inçësh, që nuk do të zihet i gjithi nga Siri, por do të dalë si një dritare e vogël në formën e një pop-up, duke patur të njëjtim ndërtim si te iPhone 4S. Gjithashtu punon kur iPad do të jetë i kyçur vetëm me një prekje të lehtë të butonit Home.

Burime të pakonfirmuara nga 9to5Mac thonë se Siri do të jetë ekskluzivitet për iPad-in e ri. Brenda një viti, 50% e konsumatorëve duket se është shumë i kënaqur me këtë aplikacion. 21% thanë se ishin thjesht “të kënaqur”.

Lajmërimi zyrtar i Siri-t mund të vijë gjatë javës së ardhshme në WWDC, ose brenda këtij viti, pasi iOS 6 të ketë përfunduar në shtator. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>