Harduer

A do të kemi vërtet disqe optike 1 TB në vitin 2015

Nov 20 2012
0 Shpërndarje
A do të kemi vërtet disqe optike 1 TB në vitin 2015

Krahasuar me madhësinë standarde të një CD-je (700 MB) apo të një DVD-je (rreth 5 GB), një disk Blu-Ray (25 GB) të bën vërtet përshtypje.

Por, të gjitha këto nuk janë asgjë para një terabajti dhe këtë po përpiqet të realizojë FujiFilm në projektin e radhës. Bëhet fjalë për disqet optike me madhësi 1 TB që mund të lançohen në vitin 2015.

Gjithsesi, kjo nuk është hera e parë që dëgjojmë për disqe optike 1 TB.

TDK ka folur mbi to në vitin 2010, por edhe pas pothuajse 3 vitesh nuk ka hyrë në treg me ndonjë produkt të tillë.

FujiFilm, nga ana tjetër, parashikojnë se do të jenë të aftë të kenë në raftet e tyre një produkt të tillë brenda dy viteve, ndërsa mundësitë për disqet 15 TB nuk mbeten prapa.

Këto lloj disqesh bazohen në një teknologji të veçantë dy-foton si dhe në përparime të tjera të prodhuesve të sotëm në këtë fushë. Ato lejojnë ndërtimin e disqeve me shtresa 25 GB, me 20 të tilla në secilën anë.

Dhe sikur të mos mjaftojë kjo, FujiFilm parashikon se këto disqe do të kushtojnë më pak për t’u prodhuar se sa Bly-Ray-t. Sigurisht që për të gjitha këto po punohet ende, ndërsa ne po presim akoma për ato disqet 1 TB që dëgjuam para tre vjetësh.

Prandaj, askush nuk do t’ju vinte faj nëse tregoheshit pak skeptikë në këtë aspekt. (PCWorld Albanian)

Tags >

CDDVD
Lajmet e fundit>