Harduer

A do të lançojë Apple një iPhone Smartwatch në 2013

Dec 30 2012
0 Shpërndarje
A do të lançojë Apple një iPhone Smartwatch në 2013

Apple dhe Intel po bashkëpunojnë për të krijuar në vitin 2013 një smartwatch të pajisur me Bluetooth.

Këto raportime vijnë nga disa burime kineze. Faqja e teknologjisë Tbbus shkruan se ora do të lidhej me iPhone-n, duke ju mundësuar ta komandonit smartfonin nga kyçi juaj i dorës.

Kjo do të thotë se mund të dërgoni mesazhe, t’u përgjigjeni telefonatave, madje edhe të përditësoni statusin tuaj në Facebook, ndërkohë që iPhone-n e keni në xhep apo është duke u karikuar.

Një smartwatch i lidhur me iPhone-n është sigurisht një nga kërkesat më mëdhaja në treg. Në fillim të këtij viti, në Kickstarter u lançua fushata për Pebble smartwatch, gjatë së cilës u mblodhën mbi 10 milionë $ nga 70 000 njerëz që kontribuan e që do të dëshironin të kishin një të tillë. Vetëm gjatë ditës së parë u arrit të mblidheshin 500 000 $.

Pebble pritet ende të fillojë shpërndarjen e orëve tek konsumatorët, ndërkohë që të gjithë ata që nuk e porositën paraprakisht një të tillë gjatë fushatës në Kickstarter kanë ende kohë për ta porositur atë për 150 $. Një tjetër smartwatch, e prodhuar nga Martian, pritet të jetë e disponueshme në fillim të 2013-s.

Ajo është dizajnuar të jetë e ngjashme me orat tradicionale dhe përmban një ekran të vogël LED përmes së cilës përdoruesit janë në gjendje të shohin mesazhet apo edhe njoftimet nga Facebook, Twitter, Gmail.

Ora mund të pranojë edhe telefonata dhe ka të integruar në të edhe Siri-n. (PCWorld Albanian)

iWatch

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>