Harduer

A do të ndërtojë Apple 65 milion iPad në vitin 2011?

Dec 29 2010
0 Shpërndarje
A do të ndërtojë Apple 65 milion iPad në vitin 2011?

DigiTimes Reseaerch sot ka parashikuar se Apple do të porosisë 65 milion ekrane të iPad nga furnizuesit e saj, LG Display, Samsung dhe Chimei Innolux, deri në fund të vitit 2011. Projektimet e hulumtimit të DigiTimes janë të bazuara në raportin se dërgesat e ekraneve të iPad kanë arritur në 2.7 milion – 1.5 milion nga LG dhe 1.2 milion nga Samsung.

Por 65 milion iPad në vitin 2011 tejkalon madje edhe projektimet e mëhershme të DigiTimes për shitje të 45 deri në 48 milion iPad-ve. Në anën tjetër projektimet anembanë botës shkojnë prej 18 milion deri në 45 milion për vitin 2011. Prej fundit të shtatorit, Apple ka raportuar se ka shitur 7.46 milion iPad dhe kompania pritet që të paralajmërojë shitje të fuqishme gjatë festave të fundvit, dhe ky raportim pritet të bëhet me 18 janar të vitit 2011.

Një armatë me iPad…


A e ka seriozisht Apple punën me shitjen e 65 milion iPad në vitin 2011 apo janë numrat e DigiTimes thjeshtë numra telefoni? Sipas disa parashikimeve ky raportim i DigiTimes mund të jetë i bazuar në atë se Apple po porosit më shumë panele sesa që i duhen për të siguruar furnizime të mjaftueshme për shitje të iPad në vitin 2011. Një lëvizje e mençur, duke pasur parasysh se Apple nganjëherë ka probleme me apo vazhdon të ketë probleme me furnizim për një prej produkteve më të popullarizuara që ka.

Por 65 milion iPad panele në vitin 2011? Kjo nënkupton shumë iPad, në veçanti kur konsideroni se Apple ka paralajmëruar në prill se ka shitur mbi 51 milion iPhone qysh prej se pajisja është lansua në vitin 2007.

Thashethemet e fundit sugjerojnë se iPad i radhës do të ketë disa specifika mjaft të mira dhe pritet që ato të bëhen publike gjatë vitit të ardhshëm. Tableti i ri thuhet se do të ketë dy kamera, ekran 9.7 inç me rezolucion më të mirë, altoparlantë më të fuqishëm dhe procesorë me dy bërthama. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>