Analiza

A do të ndihmohet Windows 8 nga Android

Dec 26 2013
0 Shpërndarje
A do të ndihmohet Windows 8 nga Android

Me ardhjen e Shfaqjes për Elektronikën për Konsumatorë (CES) muajin e ardhshëm, prodhuesit e kompjuterëve janë duke bërë çmos për të tërhequr vëmendje.

Këtu përfshihen Asus, që ka lëshuar një video prej 30 sekondash duke treguar për tabletin e vet të madh të ardhshëm të cilin do ta zbulojë në CES me mundësi të përdorimit të dy sistemeve operative, Windows 8 dhe Android.

Derisa të shohim më tepër hollësi, nuk mund të jemi të sigurt se si ky tablet i ri do të ndryshojë nga Asus Trio i tanishëm, që po ashtu mund përdor Windows 8 dhe Android. Trio i tanishëm është dizajnuar për t’u përdorur me një tastierë, kështu që mbase Trio i ri do të përqendrohet të jetë më tepër vetëm si tablet.

Nëse do ta përdorte vetëm Windows RT, atëherë me siguri mund të ofronte një jetëgjatësi më të madhe për baterinë, ndonëse duket që Asus është përcaktuar që ta vendos punën me dy sisteme operative në funksion.

Për momentin, Windows 8 është duke çaluar që të tërheq vëmendje për shkak të vëzhgimeve të dobëta dhe një ndërfaqe të polarizuar të përdoruesit.

Ndoshta Asus Trio mund të vepronte si një shtytje për Windows 8, pasi njerëzit që e duan një tablet me Android mund të dëshironin që ta provonin atë nëse dinë të kalojnë sërish në platformën e dëshiruar të tyre kurdo që duan.

Se çfarë do të ndodh, na mbet të presim për të mësuar më tepër për pajisjen kur Asus ta zbulojë më 6 janar, një ditë pas fillimit zyrtar të CES-it. (PCWorld Albanian)

windows-8-tablet

Lajmet e fundit>