Lajmet

A do të pëlqehet Windows 7 më shumë se Windows Vista?

Jan 16 2009
0 Shpërndarje
A do të pëlqehet Windows 7 më shumë se Windows Vista?

Megjithatë ekziston një numër i njerëzve që mund të mos e pëlqejnë Windows 7, ashtu si nuk e pëlqejnë edhe Windows Vista. Këta janë përdoruesit e Windows XP, ndërsa arsyet pse nuk do ta pëlqejnë Windows 7 mund t’i lexoni në vijim.

Një nga ankesat më të mëdha që përdoruesit e XP bënë për Vista, është hardueri i papërshtatshëm. Printerët e vjetër, skanerët, kartat e rrjetit e shumë të tjera, nuk punojnë me Windows Vista. Lajmi i keq është se ato nuk do të punojnë as me Windows 7, pasi edhe kjo e fundit përdor modelet e drajverëve të Windows Vista. Kështu përdoruesit e XP-së mbeten sërish të pafat. Përdoruesit e XP nuk janë simpatizues të Vista Windows Aero, përmirësimeve të ndërfaqes, si dhe fëshfërimës që lëshon Vista. Por a e dini çfarë? Windows 7 ka akoma më shumë fëshfërimë se Windows Vista. Windows 7 po ashtu ka një task bar dhe disa tipare të tjera që nuk do t’i bëjnë shumë të lumtur përdoruesit e XP-së. 

Disa nga përdoruesit e XP-së, nuk i duan fare ndryshimet. Ata do ta dëshironin Windows Exploer të vjetër, Run Box, apo do të dëshironin t’i shihnin po të njëjtat ikona të XP-së në Windows Vista. Edhe pse Vista ofron mundësi për t’i personalizuar ikonat me disa nga tiparet e XP-së, megjithatë ka mjaft ndryshime që përdoruesit e XP-së i bën të pakënaqur. Sigurisht edhe Windows 7 nuk do t’i bëjë më të lumtur. Është më ndryshe se XP dhe me sa shihet, është më e mirë se XP.

Lajmet e fundit>