Analiza

A do të shfrytëzojë Microsoft proçesorin Qualcomm Snapdragon 810 për të rivalizuar Samsung në biznesin e smartfonëve

Feb 5 2015
0 Shpërndarje
A do të shfrytëzojë Microsoft proçesorin Qualcomm Snapdragon 810 për të rivalizuar Samsung në biznesin e smartfonëve

20140426151723Një çip inovativ mund të jetë ajo çfarë Microsoft po kërkon për smartfonin e saj të ardhshëm Lumia. Mendohet se Samsung nuk do të përdorë proçesorin e fuqishëm të prodhuesit Qualcomm si rezultat i disa problemeve të nxehtësisë që ka shfaqur. Kjo mund ti hapë rrugën Microsoft për ta përdorur këtë proçesor në smartfonin e saj të ardhshëm duke e përdorur edhe si një armë ndaj rivalit korean.

Historia është e thjeshtë, telefoni Lumia me një proçesor Snapdragon do të përfitojë nga teknologjitë e Qualcomm. Nëse kjo Lumia lançohet në Kongresin Mobil Botëror në muajin Mars, kjo do të thotë se Microsoft do të debutojë me një smartfon të fuqishëm për nga proçesori krahasuar me Samsung. Duke qënë se pjesa më e madhe e fuqisë së një telefoni vjen nga proçesori, kapaciteti i tij mund padyshim që mund të bëjë diferencën.

Më herët gjatë kësaj jave, Microsoft u rendit ndër gjashtë prodhuesit e telefonave të cilët do të përdornin në produktet e tyre proçesorin Snapdragon 810. Në këtë listë vihet re mungesa e Samsung, një partner i fuqishëm i Qualcomm. Problemet midis dy partenrëve lindën në mes të muajit Janar, kur Samsung deklaroi se nuk do të përdorte Snapdragon 810 në Galaxy Note. Më pas disa media të huaja raportuan se smartfoni i ardhshëm Samsung Galaxy S6 nuk do të kishte këtë proçesor por një çip Exynos prodhuar nga vetë kompania. Megjithatë është e mundur që Samsung të nxjerrë në shitje një version të telefonit me procesorin Snapdragon dhe një Exynos. Kjo është një praktikë që kompania e ka ndjekur vitet e fundit. Të gjitha këto spekulime na bëjnë të mendojmë për një çip Snadragon difektoz mbase.

Tanimë duket se partneri më i rëndësishëm që mbështet Qualcomm është Microsoft. Kjo kompani pritet të nxjerrë në shitje një smartfon Lumia të një profili të lartë. Procesori Snapdragon 810 gjendet në smartfonët si G Flex 2 dhe Mi Note Pro të cilët nuk kanë raportuar probleme.

Por pse është kaq i rëndësishëm proçesori? Sepse kanë përgjegjësi më të mëdha se sa thjesht shpejtësia e përpunimit të detyrave të telefonit. Proçesorët ndikojnë gjithashtu në rritjen e shpejtësisë së transferimit të të dhënave dhe zotërojnë karakteristika që mund ta bëjnë një telefon të veçantë në llojin e tij. Ajo çfarë sjell Snapdragon 810 është mbështetja që ofron për lojrat 3D në ekranet 4K. Ai mbështet arkitekturat 64 bit dhe është i paisur me tetë bërthama, dyfishin e bërthamave që gjenden në Snapdragon 801. Telefonët që përdorin këtë proçesor mund të paisen me sensor kamera deri në 55 megapiksel. Gjëja më interesante është se smartfonët e paisur këtë proçesor mund ti transferojnë energji edhe pajisjeve të tjera elektronike. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>