Vëzhgim

A do t’ju tradhtojnë veglat e reja të celularëve për zbulimin e vendndodhjes?

Mar 8 2010
0 Shpërndarje
A do t’ju tradhtojnë veglat e reja të celularëve për zbulimin e vendndodhjes?

Kjo mund të jetë një ndihmesë e madhe për ndonjë takim, por gjithashtu mund të jetë edhe një ankth i vërtetë privatësie, nëse nuk keni marrë masat e nevojshme mbrojtëse. Unë i kontrollova të dy aplikacionet. Për fillestarët, asnjëri nuk do t’ia tregojë vendndodhjen tuaj askujt, derisa ju të mos pajtoheni për një shpërndarje të tillë me çdo shok ose shoqe.

Pra, ju mund të instaloni njërin prej aplikacioneve dhe të shihni se si duket pa e zbuluar vendndodhjen tuaj. Gjithashtu, pas ftesës së dërguar ndonjë shoku për të zbuluar vendndodhjen e tij apo kur ju kanë ftuar të zbuloni vendndodhjen tuaj, ju mund ta ndryshoni opsionin, duke ia bërë të pamundur ndonjë shoku që të dijë vendndodhjen tuaj, ndërkohë që u lejoni shokëve të tjerë ta dinë atë. Por çfarë ndodh kur ju vendosni të shpërndani njërin aplikacion me shokët tuaj dhe e harroni atë krejtësisht? Apo çfarë ndodh nëse dikush tjetër e vendos atë në telefonin tuaj për t’ju ndjekur pa dijeninë tuaj? Në atë që njihet si kufizim, iPhone nuk e lejon përdorimin e aplikacioneve në prapavijë, prandaj Loopt nuk mund ta bëjë publike vendndodhjen tuaj, me përjashtim të rastit kur ju e hapni aplikacionin (kur Google Latitude të bëhet i mundshëm për iPhone, duhet të punojë në mënyrë të ngjashme).

Por shumica e celularëve e lejojnë përdorimin me qetësi të proceseve në prapavijë, çka mund të jetë një problem i vërtetë. Vetëm disa ditë pas instalimit të Loopt, ju do të merrni një njoftim me sms. Sam Altman, drejtor ekzekutiv i Loopt, thotë se nëse ju nuk e përdorni aplikacionin Loopt për një kohë të gjatë, ai automatikisht do ta ndërpresë zbulimin e vendndodhjes suaj (për shembull pas një jave mospërdorimi). Google Latitude do të shfaqë një njoftim pop-up në të gjithë telefonat celularë që përdorin pajisje Android (përdoruesit e të cilëve do të marrin një e-mail, thotë Google), por nuk do të fiket automatikisht. Google jua kufizon shpërndarjen e vendndodhjes vetëm në nivelin e qytetit dhe në të dy aplikacionet ju mund të jepni një vendndodhje të rrejshme për veten tuaj.

Edhe Google edhe Loopt thonë se nuk e ruajnë historinë e vendndodhjeve tuaja, por vetëm vendndodhjen e fundit. Kjo është shumë e rëndësishme në rast se të dhënat i kërkon dikush nga qeveria. Loopt thotë se do t’i jepte këto të dhëna vetëm nëse merr ndonjë urdhër për përgjim. Ndërkohë, Google nuk thotë se do ta bëjë të njëjtën gjë, por ka një rregullore kur qeveria kërkon të dhëna për ndonjë nga përdoruesit e vet. Konkluzioni im? Disa gjëra mund të përmirësohen. Fillimisht juve duhet t’ju mundësohet ta shpërndani bëni publike vendndodhjen tuaj për një kohë të caktuar, aq sa ju dëshironi, për shembull për dy orët e ardhshme, apo prej orës 6 deri në orën 9 në ndonjë ditë të javës. Loopt bën të ditur se kjo gjë do të bëhet e mundshme në versionet e ardhshme, ndërsa Google nuk është duke planifikuar të bëjë diçka të tillë. Pastaj, mendoj se Google duhet të ketë një fikës automatik pas një kohe të caktuar, në rast se ju harroni. Po ashtu duhet të deklarojë me saktësi se nuk do t’i shpërndajë informacionet tuaja pa ndonjë urdhër përgjimi. Mes këtyre aplikacioneve, ju mund të provoni Loopt (ideal për iPhone) pasi ka opsionin auto-off dhe po ashtu do të ketë edhe kontrolle të bazuara në kohë. Ndërsa Kevin Bankston, i Electronic Frontier Foundation, thekson se masat mbrojtëse nuk janë kërkesa ligjore, por vetëm politika të kompanisë dhe mund të ndryshojnë.

Lajmet e fundit>