Analiza

A doni të dini sa kohë shpenzoni mesatarisht duke përdorur telefonin

Mar 10 2013
0 Shpërndarje
A doni të dini sa kohë shpenzoni mesatarisht duke përdorur telefonin

talking phoneSipas një anketimi të kryer nga MobileInsurance, një faqe uebi për sigurimin e celularëve u arrit në përfundimin se një person harxhon mesatarisht 3 javë në vit duke përdorur telefonin.

Anketimi u krye me 2314 përdorues telefonash dhe u pyetën konkretisht sa kohë shpenzonin në ditë për të shkruar mesazhe, për kryerjen e telefonatave, përdorimin e aplikacioneve të ndryshme, lojërave ose thjesht duke mos bërë asgjë.

Përgjigja mesatare ishte 90 minuta.

Kjo do të thotë 32 850 minuta në vit ose 22.8 ditë. Në qoftë se marrim në konsideratë moshën mesatare të një personi rezultati është 1414 ditë.

Kjo do të thotë se njerëzit shpenzojnë mesatarisht 3.9 vjet nga jeta e tyre duke shikuar atë pajisje të vogël. (PCWorld Albanian)

Tags >

celular
Lajmet e fundit>